Trinomi mes zhvillimit të bujqësisë, mbrojtjes së mjedisit dhe promovimit të turizmit. Mësime nga Liqeni i Prespës së Vogel.
Parku Kombëtar i Prespës në pjesën shqiptare është mbushur plot me kallamishte. Metodat e bujqësisë të përdorura në kohën e sistemit komunist në vitet 80-të e kanë shkatërruar morfologjinë e liqenit karstik duke ia ndryshuar biodiversitetin dhe duke e kthyer në një kënetë mbushur me kallamishte.
Ekipi i Qendrës ACEG organizoi një udhëtim pune në muajin korrik në fshatrat e Treni-it, Buzëliqen dhe Rakickë, të cilët tradicionalisht e kanë përdorur ujin e liqenit për vaditje në bujqësi. Banorët vendas tregojnë se ky shkak e ka pakësuar ujin e liqenit gjatë periudhës së verës. Megjithatë në kohën e komunizmit u gjet një zgjidhje nga qeveria shqiptare me miratim nga pala greke për ta ushqyer liqenin me ujë nga Lumi i Devollit gjatë stinës së dimrit dhe shfrytëzimin e tij gjatë stinës së verës.
Leave a Reply