92017Gus

Ndotja e ujërave nga shkarkimet e paligjshme dhe mësime nga Britanikët.

Gjatë muajit korrik 2017, opinioni është përballur me dy raste flagrante të ndotjes së ujërave (Tushemisht dhe Ksamil) nga kompanitë e trajtimit të ujërave të ndotura.
Referuar legjislacionit vendas për mbrojtjen e mjedisit dhe parimeve kryesore të tij siç janë “ndotësi paguan” dhe masave administrative të ndërmarra për të dyja rastet nga Inspektorati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve, ato s’kanë qenë aspak në proporcion me ndotjen e shkaktuar. Për të vërtetuar këtë që shkruajmë po sjellim një rast studimor nga Britania, ku Agjencia e Mjedisit në Angli padit kompaninë Thames Water Utilities me £ 20 milion për ndotjen nga shkarkimet e ujërave të ndotura.
———————————
Rast Studimor: Në mars 2017, Thames Water Utilities Ltd (TËUL) u detyrua të paguante £ 20 milionë në gjoba dhe kosto për një sërë incidentesh ndotjeje në Lumin Thames. Këto shkelje u shkaktuan nga neglizhenca firmës që shkaktuan ngordhjen e peshqve dhe botës së egër dhe shkaktimin e agonisë së konsiderueshme për publikun. Ky nivel gjobe është i paprecedent për gjobat mjedisore jo vetëm në Angli dhe renditet si një nga gjobat më të larta të vendosura në gjithë Evropën. Prokuroria e trajtoi rastin në 6 çështje të veçanta – të cilat shkaktuan ndotje në masë në një numër vendesh nga 2012-2014 – dhe i sollën sëbashku në Gjykatën e Aylesbury Crown. Gjykata dëgjoi se si TWUL kishte përsëritur shkarkimet e paligjshme të ujërave të ndotura në Lumin Thames dhe tributarët e tij, të cilat rezultuan në dëm të madh mjedisor duke përfshirë dhe ndotjen vizuale për një gjatësi 14 km të lumit dhe shkaktimin e ngordhjes së zogjve, peshqve dhe invertebrorëve. Incidentet e shumta të kompanisë së trajtimit të ujërave të ndotur në Oxfordshire, Buckinghamshire dhe Berkshire shkaktuan agoni të konsiderueshëm dhe shkëputjen e përdoruesve të lumit si banorët, fermerët, bizneset vendase dhe pushuesit e shumtë. Madje u pezulluan dhe garat e vozitjes që mbahen në Lumin Thames. Investigimet e kryera nga oficerët e Agjencisë së Mjedisit shfaqën një katalog me shkelje dhe dështime të menaxhimit të TWUL, duke sjellë shkarkime të përsëritura të ujërave të ndotur të patrajtuara në lumë, edhe duke mos marrë në konsideratë rrezikun e identifikuar nga stafi i vet dhe dështimi për reagimin adekuat i mijëra alarmeve që supozohej ti njoftonte për problemet. Gjykata dëgjoi për jave të tëra sesi ujërat e ndotur në sasinë e miliona litrave në ditë, u drejtuan drejt lumit duke mos u futur në procesin e trajtimit, edhe pse sasia e prurjes së ujërave ishte brenda kapacitetit të impiantit të trajtimit. Në shumë raste më pak se gjysma e ujërave të ndotur dërgohej për trajtim Oficerët dhe prokuroria vërtetuan se banorët vendas të ndikuar nga ndotja ishin dhe klientë të kompanisë TËUL dhe paguanin për trajtimin e ujërave sipas standardeve përkatëse për mbrojtjen e mjedisit.
Gjykatësi Sheridan, i cili dëgjoi çështjen e dënoi si “sjellje turpëruese” të kompanisë TWUL, e cila ishte plotësisht e “parashikueshme dhe e evitueshme.” Ishte një rast i errët në historinë e Ujerave të Thames, që dëshmoi “pak respekt për ligjin, me rezultate të tmerrshme për njerëzit në zonë.” Gjykatësi përgëzoi Agjencinë e Mjedisit për atë që ai e cilësoi “hetimin skrupulos dhe të plotë” dhe shpresoi që gjykatat të mos shohin kurrë raste të tilla. Kur komentoi për nivelin e gjobës, Gjykatësi Sheridan theksoi se kjo ishte një gjobe rekord për shkelje rekord. Ai kërkoi që gjoba të paguhej nga TWUL, dhe jo t’iu kalohej klientëve, pasi ishte kompania dhe jo klientët që thyen ligjin. Shkeljet e bëra i detyruan oficerët të punonin për orë të gjata pune, duke iu përgjigjur raporteve të ndotjes, marrjen e fushatave pastruese në lumë dhe ndërmarrjen e raporteve hetuese të imta dhe të plota. Hetimi përfshiu mbledhje të dhënash, monitorim, kampione analizash të lumit, intervista dhe analiza nga Agjencia e Mjedisit dhe menaxhua më së shumti nga ekipi hetues i Agjencisë së Mjedisit
——-
Burimi: Uebsite I UK
Avokatët: Marie De Viell, Angus Innes, Hoëard McCann dhe Rooma Horeesorun, Agjencia e Mjedisit, Angli


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *