1. Nxitje rolit të shoqerisë civile në vendimarrje
Projekti zbatohet nga “Lex Ferenda” në katër bashki dhe specifikisht në Urën Vajgurore, Përrenjas, Libohovë dhe Devoll. Qendra ACEG është përgjegjëse për zbatimin e projektit në Bashkinë Devoll.
Projekti konsitson në:
- Matjen e perceptimit qytetar rreth pjesëmarrjes publike në vendim-marrje;
- Vëzhgim i aktivitetit të Bashkisë Devoll rreth informimit dhe pjesëmarrjes publike;
- Udhëzues praktik për informimin dhe pjesëmarrjen publike.
Produktet
2. Ndërtimi i një ure bashkëpunimi mes bashkisë, shoqërisë civile dhe qytetarëve për menaxhimin e mbetjeve në Bashkinë Devoll.
Ky projekt do të adresojë ndërgjegjësimin mjedisor përmes ofrimit të një qasje novatore të qeverisjes mjedisore mes autoriteteve, qytetarëve dhe strukturave lokale. Qëllimi kryesor është rritja e ndjeshmërisë vendore ndaj çështjeve të menaxhimit të mbetjeve urbane dhe ngritjen e një ure bashkëpunimi në njësitë e reja administrative në Miras, Progër dhe Hocisht. Përmes zbatimit të kësaj nisme Qendra ACEG, do të forcojë lidhjet e saj me strukturat lokale në Devoll dhe njëkohësisht funksionimin e brendshëm të bordit, drejtuesve dhe vullnetarëve të saj.
Projekti mbështetet në kuadër të programit Senior II, zbatuar nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri dhe financuar nga Ambasada Suedeze.
3. Akademia e OJF-ve
Akademia e OJF-ve është një program për rritjen e aftësive dhe zhvillimin profesional të drejtuesve të OJF-ve shqiptare për të ndërtuar organizata efektive në shërbim të publikut dhe grupeve të interesit.
Qendra ACEG eshte pjese e programit 2017-2018.
4. Rrjeti i Organizatave Vendore, i cili përkrah qeverisjen e mirë dhe llogaridhënien në bashkitë Devoll, Ura Vajgurore dhe Libohovë.
Projekti synon realizimin e një kurrikule trajnimi për qeverisjen e mirë dhe llogaridhënien për organizatat komunitare; aftësimin e 15 organizatave vendore për trajnim mbi qeverisjen e mirë dhe llogaridhënien; realizimin e një Memorandumi Bashkëpunimi për krijimin e një forumi ndërmjet 15 organizatave vendore nga 3 bashkitë e angazhuara; ndërtimin e një kurrikule trajnimi për anëtarët e këshillave bashkiakë mbi rolin e përgjegjësitë e tyre; dhënien e një trajnimi për anëtarët e këshillave bashkiakë, si dhe organizimin e ekspozitave për demokracinë dhe qeverisjen e mirë me 150 të rinj.Dokumente:
https://youtu.be/Nd6OjrOzQQw
5. Shoqëri civile financiarisht e qëndrueshme = Shoqëri civile aktive
Kjo iniciativë synon të kontribuojë në qëndrueshmërinë financiare të organizatave të shoqërisë civile që veprojnë në fushën e demokracisë, shtetit të së drejtës dhe qeverisjes së mirë, respektimit të të drejtave të njeriut, rritjes së aktivizmit dhe pjesëmarrjes qytetare dhe ofrimit të shërbimeve në të mirë të komuniteteve lokale.
Përmes një procesi të hapur aplikimi, Qendra ACEG është përzgjedhur si një nga 10 përfituesit e parë të programit, me të cilët po punon për të identifikuar së bashku aktivitete të mundshme që gjenerojnë të ardhura, për të rritur impaktin dhe qëndrueshmërinë e veprimtarisë së saj. Gjithashtu, PSH do të fuqizojë kapacitetin dhe aftësitë e organizatës përmes një programi trainimi dhe mentorimi afatgjatë për adoptimin e modeleve të përshtatshme të biznesit për të rritur e diversifikuar të ardhurat. Një rëndësi e veçantë do t’i kushtohet ngritjes së urave të bashkëpunimit mes OJF-ve dhe biznesit lokal për njohjen e punës së organizatave të shoqërisë civile dhe shërbimeve të tyre, si dhe identifikimin e mundësive konkrete të partneritetit për ofrimin e këtyre shërbimeve.
Projekti “Shoqëri civile financiarisht e qëndrueshme = Shoqëri civile aktive” zbatohet nga Partnerët Shqipëri, në kuadër të Programit “Roli mbikqyrës (watchdog) dhe advokues i shoqërisë civile”, mbështetur nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë
6. Barometëri i Bashkisë Devoll
6. Projekti i Ndërgjegjësimit të Ndotjes së Ujërave
Projekti i Ndërgjegjësimit të Ndotjes së Ujërave në Luginën e Devollit synon të rrisë ndërgjegjësimin publik përgjatë lumit Devoll përmes një motoje të 'ecim pranë lumit' për të takuar – informuar - edukuar fermerët, rininë, administratën publike dhe bizneset lokale. Ekipi i projektit do të identifikojë burimet e ndotjes, regjistrojë, dokumentojë dhe pastaj do të prodhojë sesione të edukimit dhe të ndërgjegjësimit të përshtatura për realitetet lokale përmes: takimeve publike të fermerëve, sesioneve jo-formale në shkolla, punëtorive teknike me administratën publike. Të gjitha këto instrumente do të mbështesin diskutimin mbi dialogun lokal dhe demokracinë mjedisore në një zonë të largët, në bashkinë e Devollit.
7. ENGONA – Rrjeti i OJQ-ve Mjedisore në Shqipëri
ENGONA – Rrjeti i OJQ-ve Mjedisore në Shqipëri, synon të bashkojë OJQ-të mjedisore në Shqipëri të cilat ndajnë një interes të përbashkët në mbrojtjen e mjedisit.
Për shkak të mungesës së bashkëpunimit mes këtyre OJQ-ve, një zgjidhje do të ishte eliminimi i fragmentarizimit mes tyre dhe rritja e bashkëpunimit. Shpesh shihet se zëri i organizatave të shoqërisë civile mungon për shkak të mungesës së financimit apo mungesës së aktiviteteve. Prandaj, nëse bashkohen së bashku në kauzat e tyre, ata kanë një shans më të madh për të zbatuar plotësisht aktivitetet e tyre dhe për të marrë ndihmë në aspektin e ecurisë financiare si dhe konsultime në mënyrën e ndërtimit të infrastrukturës së tyre.
Objektivi i përgjithshëm:
Të eliminohet fragmentarizimi ndërmjet OJQ-ve mjedisore dhe të krijohet një atmosferë miqësore bashkëpunimi mes tyre.
Objektiva specifike
- Krijimi i një platforme rrjeti të OJQ-ve që operojnë në fushën e mjedisit.
- Krijimi i 4 rrjeteve tematike në sektorin e mbrojtjes së mjedisit.
- Ndihmë teknike në lidhje me rrjetet tematike për aktivitetet e avokimit në lidhje me çështjet e përbashkëta mjedisore.
Ky projekt do të ishte një praktikë pozitive në Shqipëri nën interesat e përbashkëta të OJQ-ve në çështjet mjedisore. Përmes kësaj nisme pritet të rritet një rritje e avokimeve dhe aktiviteteve të përbashkëta, si dhe një bashkëpunim më i madh ndërmjet atyre OJQ-ve që operojnë në të njëjtën temë. Për shkak të faktit se ato do të kategorizohen në bazë të fushave të funksionimit dhe shkaqeve të përbashkëta, kjo risi e nismave të përbashkëta do të bëhej realitet duke rezultuar në fushata më të fuqishme, bashkëpunime dhe një hapësirë më të gjerë të mbrojtjes së një çështjeje të caktuar mjedisore.
Kohëzgjatja e projektit
Tetor 2021 - Janar 2023
https://engona.al/