• Rreth Nesh2

Ekipi ynë

Secili nga anëtarët e ekipit tonë përfaqëson shpirtin e qendrës ACEG. Të angazhuar, orientuar dhe ndërgjegjshëm për potencialin dhe misionin e qendrës, ne shkojmë përtej limiteve për të identifikuar novatorët dhe pro aktivët me eksperienca të shumëllojshme dhe aftësi frymëzuese për të prodhuar jo veçse punë të efektshme por formuar një ekip të talentuar dhe komplementar.

 

Misioni ynë

Qendra ACEG është themeluar nga një grup aktivistësh mjedisore, novatorë, shkencëtarë dhe praktikues me qëllimin kryesor avancimin e qeverisjes mjedisore përmes përdorimit të gjykimit të ekspertizës në fusha si drejtësia mjedisore, qeverisja e mirë mjedisore, ekonomia e gjelbër & eficenca e burimeve, zhvillimi alternativ dhe agro-turistik, parandalimi i krimit dhe korrupsionit mjedisor dhe siguria mjedisore.

Statut- ACEG

Vlerat Themelore


Qendra ACEG beson në punën e përbashkët për:

- Drejtësinë mjedisore - Gjithë puna jonë është e bazuar në respektin dhe meritën e barazisë mjedisore ku burimet dhe kostot mjedisore ndahen në mënyrë proporcionale.

- Transparencë dhe llogaridhënie - Qendra ACEG siguron dhe pret të marrë informacion të qartë, të bollshëm dhe të përditësuar. Ne jemi të vendosur që të arrijmë standardet më të larta dhe presim po njësoj nga partnerët, bashkëpunëtorët për të arritur dhe siguruar këto standarde.

- Bashkëpunimi dhe rrjetëzimi – Asnjë organizatë apo grup sado i motivuar nuk mund t’ia dalë i vetëm. Prandaj, ne i respektojmë dëshirat dhe vullnetin e themeluesve tanë dhe - rrjetin e anëtarëve që ata përfaqësojnë – dhe përpiqemi të krijojmë një zë të përbashkët, duke punuar së bashku në mënyrë që të arrijmë objektivin e përbashkët dhe jetojmë vlerat e përbashkëta.

- Paanësia - Qendra ACEG ndan punën, burimet dhe shpenzimet e veta në mënyrë të barabartë dhe dëshiron që pasuria intelektuale e Shqipërisë të ndahet po në mënyrë të barabartë me qëllim që të gjithë të kenë të drejtë të përfitojnë pjesën e tyre. Jemi të bindur që zhvillimi i qëndrueshëm dhe i drejtë mund të matet duke parë sesi njerëzit me më pak pushtet dhe influencë dhe grupet e vogla ndajnë mes tyre.

- Avokatia – Krijimi i themeleve për një ndryshim mjedisor të qëndrueshëm nuk është i mjaftueshëm. Prandaj, Qendra ACEG angazhohet që ti bindë vendim-marrësit për të adoptuar zgjidhjet novatore që prezanton qendra ACEG duke punuar me zyrat lokale në çdo bashki, njësi administrative, institucion dhe agjenci shtetërore dhe në tryeza kombëtare dhe ndërkombëtare.

- Biznesi - Në qendër të novacionit të biznesit, qëndrojnë disa nga sipërmarrësit më të mirë në fushën ekonomike, prandaj Qendra ACEG ka bashkuar ekspertizën e tyre ekonomike për të punuar në gjetjen e prosperiteti lokal duke përdorur burimet mjedisore dhe natyrore.