202019Tet

Qendra Shqiptare për Qeverisje Mjedisore (ACEG), kërkon të punësojë ‘Asistent/e Projekti’ – Tiranë

Qendra ACEG është një organizatë mjedisore jo-qeveritare. Qendra Shqiptare për Qeverisje Mjedisore (ACEG) është themeluar nga një grup aktivistësh mjedisore, praktikues dhe novatorë me qëllimin kryesor avancimin e qeverisjes mjedisore në fusha si qeverisja e mirë mjedisore, zhvillimi alternativ dhe dhe agro-turistik, drejtësia mjedisore dhe partneriteti i trefishtë publik-privat-akademi. Qendra ACEG është në proces të zhvillimit të një sërë projektesh me fokus turizmi, mjedisi, angazhimi qytetar dhe kërkon të punësojë asistent projekti me kohë të plotë për një periudhë 1(një) vjeçare me mundësi rinovimi.

Kriteret që kërkohen

  • Të ketë mbaruar shkollën e lartë dhe/ose master. Preferohet një diplomë e shkencave mjedisore si: Biologji, Inxhinieri Mjedisi, Inxhinieri pyjesh etj.
  • Të ketë eksperience pune. Përbën përparësi puna e mëparshme në OJF dhe trajnimet e marra në fushën e mjedisit dhe hartim projektesh.
  • Të ketë njohuri shumë të mira në gjuhën angleze.
  • Të ketë aftësi në përdorimin e programeve kompjuterike bazike (MS Office).
  • Të ketë aftësi komunikimi të mira me partnerët dhe të jetë bashkëpunues në punën me ta.
  • Të ketë aftësi në përgatitjen e plan-aktiviteteve dhe raporteve për punën e kryer.
  • Të përballojë udhëtimet në terren jashtë Tiranës apo Shqipërisë.

Përgjegjësitë:

  • Asistenti do ndihmojë drejtorin ekzekutiv gjatë zbatimit të projekteve pranë Qendrës, duke përfshirë organizimin e aktiviteteve, raportimin dhe angazhimin në punët e përditshme të Qendrës.
  • Do të asistojë në hartimin e planeve mujore të planifikimit të aktiviteteve si dhe do të draftojë raportet përkatëse pas kryerjes së tyre sipas kërkesave të projektit.
  • Do të marrë pjesë në konferenca dhe seminare ku do të përfaqësojë Qendrën.
  • Do të angazhohet në draftimin e artikujve dhe shkrimin e projekt-propozimeve.

Kompetencat kryesore

Komunikimi: Aplikanti punon për të arritur komunikim të qartë dhe transparent me kolegë dhe bashkëpunëtorët;

Fleksibiliteti:  Përgjigjet pozitivisht dhe në mënyre efektive ndaj sfidave dhe rrethanave që dalin gjatë punës;

Integriteti: Sillet në përputhje me vlerat e Organizatës

Aplikimi

Të interesuarit të dërgojnë një (i) letër motivimi dhe (ii) CV-në deri më 5 nëntor 2019, ora 16:00 në adresën e-mailit: [email protected]

Të përzgjedhurit do të njoftohen për të kryer intervistën gjatë muajit nëntor 2019.

Qendra ACEG ka të drejtën për ta ri-shpallur njoftimin, të anulojë rekrutimin, të ofrojë postin e shpallur në gradë më të lartë ose të ulët në varësi të nevojave dhe të ofrojë punësim me terma reference të ndryshuar ose për një periudhe të ndryshme kohore.



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *