312023Tet

Takim me studentët e Universitetit Fan .S.Noli , përqafimi i “Parqe të Shëndetshëm, Njerëz të Shëndetshëm”

Në ambientet e universitetit Fan S. Noli në bashkëpunim me stafin e ADZM Korcë, të ftuar përfaqësues të biznesit Kayak Albania dhe në mbështetjen e Dekanes së Fakultetit Ekonomik, prof. as. dr. Ledina Alolli dhe Pedagoget e Degës së Turizmit dhe Histori Gjeografi, organizuam një leksion të hapur për të informuar studentët e Fakultetit Ekonomik Degët Turizëm dhe Histori-Gjeografi mbi iniciativën “ Parqe të Shëndetshëm , Njerëz të Shëndetshëm” dhe aktivitetet sportive outdoor që janë planifikuar të organizohen në PK Prespë në kuadër të promovimit të Turizmit Natyror .
Në takim pjesëmarrësit ndanë opinione mbi sfidat e turizmit në qarkun e Korcës dhe mundësive të pakta për përfshirjen e studentëve në praktika punë të cilat do të sillnin një vlerë në formimin e tyre si profesioniste në të ardhmen. Pedagogët kërkuan më shumë vëmendje drejt përfshirjes së studentëve në veprimtari mbi turizmin natyror duke kontribuar me anë të praktikave të tyre qoftë pranë ADZM Korce, apo bizneseve të cilat operojnë në zonë.
Pilotimi i iniciativës “ Parqe të Shëndetshëm, Njerëz të shëndetshëm” u përkrah nga pjesëmarrësit si një risi e cila nxit të rinjtë dhe qytetarët, për një jetesë të shëndetshme duke përqafuar Natyrën dhe sportet outdoor por dhe promovon turizmin natyror si një veprimtari ekonomike e cila hap vende pune për komunitetin dhe kontribuon në mbrojtjen e mjedisit nëpërmjet shfrytëzimit të qëndrueshëm të pasurive Natyrore në Parkun Kombëtar Prespë.
ADZM Korcë me anë të prezantimit të programeve të planifikuara për përfshirjen e të rinjve në mbrojtje të mjedisit i informoi për pasuritë natyrore të parkut dhe punën e tyre për tu mundësuar studentëve praktikë punë pranë institucionit të tyre.
Kayak Albania nga ana tjetër solli një këndvështrim tjetër nga pikëpamja e biznesit rolin e sporteve ujore në promovimin e destinacioneve të qëndrueshme turistike , studentëve ju prezantua veprimtaria e biznesit dhe i ftoi të bëhen pjesë e Klubit të Sportit Ujor me Kayak tashmë të regjistruar zyrtarisht në vend si një mjet i cili u mundëson përfshirjen e të rinjve në këtë sport pavarësisht situatës të tyre ekonomike.
Qëllimi ynë është të nxisim dhe të realizojmë bashkëpunime të tilla me pushtetit lokal, bizneseve, ojf-ve dhe qytetarëve për të rritur mirëqenien e tyre shëndetësore dhe ekonomike përmes zhvillimit të qëndrueshëm të parqeve dhe zonave të mbrojtura. Në këtë mënyrë ne mund të përmirësojmë shëndetin publik, duke promovuar një qasje pozitive ndaj zonave të mbrojtura. Kjo do të ndihmojë në tërheqjen e vizitorëve të rinj në parqe dhe zona të mbrojtura dhe do të ndihmojë në uljen e pabarazive shëndetësore. Ne duam të maksimizojmë kontributin e zonave të mbrojtura për përmirësimin e shëndetit publik dhe mirëqenies për të gjithë dhe reduktimin e pabarazive shëndetësore, mbrojtjen, rivendosjen dhe investimin në biodiversitet.
Qëllimi i takimit ishte informues por dhe një ftesë për tju bashkangjitur aktiviteteve në Parkun Kombëtar Prespë studentëve si një hap i parë drejt bashkëpunimit të Qendrës ACEG, ADZM Korcë dhe Kayak Albania me Universitetin Fan. S. Noli në kuadër të zbatimit të projektit “Promovimi i turizmit të qëndrueshëm përmes rritjes së kapaciteteve të autoriteteve lokale dhe sipërmarrjes në hapësirën më të gjerë të Prespës- Faza II” mbështetur nga Fondi i Natyrës për Prespën dhe Ohrin (PONT)t, Qendra ACEG zbaton iniciativën “Parqe të shëndetshëm Njerëz të shëndetshëm” duke e pilotuar fillimisht në Parkun Kombëtar të Prespës më pas për të mbështetur parqet dhe zonat e mbrojtura në nivel kombëtar, rajonal dhe lokal për të dhënë rezultate më të mira për shëndetin e njerëzve dhe natyrës.

Takimi u mbyll duke u dakortësuar për të organizuar një program veprimtarish me të rinjtë duke promovuar iniciativën “ Parqe të Shëndetshëm, Njerëz të Shëndetshëm” dhe planifikuar projekte të cilat do sjellin një bashkëpunim me Universitetin Fan.S.Noli, ADZM Korcë dhe biznesin lokal për të kontribuar në uljen e ritmit të braktisjes së vendit nga të rinjtë duke ju krijuar alternativa ekonomike nëpërmjet turizmit në vendin e tyre.



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *