Unknown type of the video. Check your video link.


Qeverisje Mjedisore


Aplikimi i mekanizmave të qeverisjes së mirë përmes standardeve ndërkombëtare në fushën e të drejtës së informimit publik, pjesëmarrjes dhe konsultimit publik përbëjnë themelet për qeverisjen mjedisore në vend. Megjithatë, në Shqipëri qeverisja mjedisore rrallë shikohet si një mekanizëm përmirësues dhe i dobishëm për qeverisjeje të hapur, por së shumti një diskurs politik dhe mediatik. Qendra ACEG gëzon një ekspertizë të gjatë dhe të plotë në fushën e qeverisjes mjedisore siç janë Konventa e Aarhus-it, Konventa e Espoo-s, Konveta e Helsinkit.

Drejtësia Mjedisore


Rritja e konsumit të burimeve primare dhe kërkesa për energji ka shkaktuar që kufijtë e komoditeteve të burimeve të zgjerohen për një treg botëror. Por përgjatë këtij zinxhiri ku prodhimi, nxjerrja, përpunimi dhe asgjësimi i tyre, impaktet e ndotjes nuk janë të shpërndara në mënyrë proporcionale ndërmjet popullsisë rurale dhe asaj urbane. Më të prekurit janë sektorët e cenueshëm të popullsisë, që përfshijnë zonat e varfra rurale, gratë, fëmijët në nevojë të cilët varen më së shumti te burimet natyrore për jetesën e tyre.

Qendra ACEG ofron ekspertizën e saj për komunitetet, organizatat lokale dhe grupet që janë në konflikt për nxjerrjen e burimeve apo asgjësimit të mbetjeve, duke u fokusuar në lidhjen ndërmjet nevojës për siguri mjedisore dhe mbrojtjes së të drejtave bazike me qëllim adresimin e barrës mjedisore të pabarabartë.

 

Agro-turizmi dhe trashëgimia kulturore


Agr-oturizimi është një formë më e avancuar e eko-turizimit i cili krijon mundësinë që vizitorët të eksperimentojnë jetën rurale në të njëjtën kohë. Agro-turizimi është kthyer në një formë e zhvillimit të qëndrueshëm për zonat rurale. Megjithatë konkurrenca mes ndërmarrjeve turistike dhe turizmit rural është duke u rritur çdo ditë. Cilësia e shërbimeve në sektorin turistik është thelbësore në mjedisin e sotëm tepër konkurrues, prandaj është shumë e domosdoshme hartimi i i shërbimeve që kanë në konsideratë çdo detaj të hollësishëm. Qendra ACEG me ekspertizën e saj në fushën e zhvillimit rural dhe agro-turizmit është duke promovuar një formë të re turizmi e fokusuar në traditën kulturore dhe trashëgiminë që përfshin traditat vendase, zanatet dhe zejet origjinale, arkitekturën e veçantë dhe aktivitetet kulturore së bashku me traditën kulinarë dhe dietat tradicionale. Ky lloj koncepti novatore i ofrimit të turizmit mundësojnë alternativa punësimi, promovimi turistik dhe mbrojtje të burimeve dhe trashëgimisë së përbashkët.

Korrupsioni dhe krimi mjedisor


Mirëqenia e shoqërisë është në mënyrë të pashmangshme e lidhur me gjendjen e sistemeve natyrore. Rreziqet mjedisore përbëjnë një shqetësim të rëndë, duke filluar me katastrofat natyrore siç janë kushtet ekstreme të motit deri te katstrofat e shkaktuara nga njerëzit siç është ndotja e pariparueshme dhe mbishfrytëzimi i specieve. Këto rreziqe mund të destabilizojnë si ekonominë dhe shoqërinë, dhe të shkaktojnë konflikte gjeopolitike, shkatërrojnë burimet vitale. Krimi mjedisor është i lidhur me format e tjera të krimit si krimi i organizuar që përbën një kërcënim serioz për zhvillimin e qëndrueshëm, paqen dhe sigurinë. Krimi mjedisor dëmton prosperitetin sigurinë dhe të drejtat e njeriut. Në praktikë krimi mjedisor ka formën e tregtisë së paligjshme të specieve të mbrojtura, kontrabandën e substancave ozon-holluese, tregtinë e paligjshme të mbetjeve të rrezikshme, dhe prerjen e paligjshme të pyjeve dhe tregtinë e lëndës drusore. Krimet mjedisore kërkojnë një përgjigje të ko-ordinuar nga agjencitë ligjzbatuese. Si shumë vende lufta ndaj krimit mjedisor nuk është një prioritet për shkak të pamundësisë së burimeve financiare, logjistike, njohurive dhe ekspertizës së lartë që kërkohet. Në këtë kontekst, Qendra ACEG ofron ekspertizën e saj në adresimin dhe rritjen e ndërgjegjësimit për luftën ndaj këtij kërcënimi në rritje për sigurinë mjedisore.

 Ekonomia e gjelbër dhe eficenca e burimeve


Gjatë 250 viteve të fundit, rritja ekonomike është realizuar si barrë mbi mjedisin. Dëmi i shkaktuar ka arritur në një nivel i cili kërcënon mirëqenien e njerëzimit dhe mundësinë për rritje në të ardhmen. Pavarësisht arritjeve në dy dekadat e fundit shumë nevoja bazike kanë nevojë të plotësohen.