202017Nën
Grupi Lokal i Punës diskuton për menaxhimin e mbetjeve urbane në Bashkinë Devoll

Grupi Lokal i Punës diskuton për menaxhimin e mbetjeve urbane në Bashkinë Devoll

Më datë 18 nëntor 2017, Qendra ACEG ndërmori takimin e parë koordinues dhe planifikues të Grupit Lokal Të Punës për ndërgjegjësimin e komunitetit mbi mbetjet urbanenë, mbajtur në fshatin Miras, të Njësisë Administrative Miras, Bashkia Devoll Bashkia Devoll. Ky aktivitet u mbajt në kuadër të projektit “Ndërtimi i një ure bashkëpunimi mes bashkisë, shoqërisë civile dhe qytetarëve për menaxhimin e mbetjeve në Bashkinë Devoll”, pjesë e programit SENiOR II , zbatuar nga REC Shqipëri REC Shqipëri, financuar nga qeveria suedeze Embassy of Sweden in Tirana.

Njësia Administrative Miras është njësia më e madhe nën administrimin e Bashkisë Devoll dhe përbëhet nga 16 fshatra me një popullsi lokale prej 10,305 banorë. Në takim u diskutua për masat të cilat do të ndërmerren nga Grupi Lokal i Punës në të katërta njësitë administrative në kuadër të projektit, për ndërgjegjësimin dhe reduktimin e mbetjeve urbane.

Masa e dakordësuara konsistojnë në takime ndërgjegjësuese me komunitetin, kryepleqësinë e fshatrave dhe gjimnazistet e kësaj njësie, të cilët do të prezantohen me praktikat e ndarjes së mbetjeve në burim dhe riciklimin si masa të domosdoshme për një mirë menaxhim të mbetjeve urbane.

Më pas, takimi u shoqërua me një vizitë në terren në një nga vend depozitimet ilegale në fshatin Miras, ku Grupi Lokal i Punës vendosi për të punuar, që këtë vendgrumbullim mbetjesh ta kthejë në një park çlodhës për komunitetin.

Kontributi për realizimin e tij do të jetë nga të gjithë aktorët e përfshirë në projekt , i vetë të rinjve dhe komunitetit. Të rinjtë e gjimnazit të NJA Miras do të inkurajohen të jenë aktivë dhe të përgjegjshëm në mbrojtjen e mjedisit që i rrethon dhe gjithashtu do të jenë ata arkitektët e këtij parku, duke menduar ide kreative, duke ricikluar materiale të cilat do të mbrojnë mjedisin dhe të japin mesazhin se mbetjet janë pasuri nëse mirë menaxhohen nga të gjithë.

Me këtë qasje Qendra ACEG synon që kapitali institucional dhe njerëzor duhet të forcohet sidomos tek të rinjtë që vlerat mjedisore të përkthehen në procese produktive dhe me përgjegjshmëri sociale



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *