212017Dhj

Qendra ACEG realizon uorkshop për planin strategjik 2018-2020

Qendra Shqiptare për Qeverisje Mjedisore – ACEG, organizoi në datë 19 dhjetor 2017 në ambienetet e qendrës workshop-in tematik:
“Hartimi i dokumentit strategjik dhe planit të veprimit 2017-2020 të Qendrës ACEG”

Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte trajnimi dhe draftim-in e Dokumentit Strategjia dhe Plani I Veprimit 2017-2020 për rritjen e kapaciteteve të Qendrës ACEG.
Dokumenti do të jetë udhërrëfyesi i saj në planin afatmesëm. Gjatë prezantimit të projektit u diskutuan çështje si ngritja e një grupi të rinjsh vullnetarësh, përgatitja e një plani pune sipas masave që do të ndërmeren për të arritur objektivat e qendrës në fushat e veprimit si mirëqeverisje mjedisore, zhvillimi rural, agroturizmi dhe krimi mjedisor.

Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të projektit “ Ndërtimi i një ure bashkëpunimi midis bashkisë, shoqërisë civile dhe qytetarëve për menaxhimin e mbetjeve urbane në Bashkinë Devoll” , pjesë e programit SENiORA II (Senior Albania zbatuar nga (REC Shqipëri) financuar nga Ambasada Suedeze Embassy of Sweden in Tirana



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *