192017Qer
Expo 2017 Astana – “Energjia njerëzore…energjia e së ardhmes”

Expo 2017 Astana – “Energjia njerëzore…energjia e së ardhmes”

Ekspozita Expo 2017 me titull ” E ardhmja e energjisë” mbahet këtë radhë në Astana në Kazakistan. 120 shtete dhe 22 organizata ndërkombëtare marrin pjesë me pavijonet e tyre ku po ekspozojnë për 90 ditë nga qershori në shtator inovacionet e fundit në zhvillimin e energjisë së rinovueshme, efiçencës së energjisë dhe energjisë së ardhme. Qendra ACEG përcolli nga afër Expo 2017 dhe vizionin e vendeve të ndryshme në lëmin e zhvillimit të energjisë që nuk ishte e bazuar tek hidro, por ajo solare, biomasës, erës dhe fuzionit.
Fatkeqësisht, Shqipëria mungonte në këtë ekspozitë ku do të kishte mundësinë të shikonte nga afër sesi vende të ndryshme kanë avancuar me kohë tranzicionin drejt energjive të rinovueshme përpos asaj hidrike. Në të vërtetë, kur shikoje vende që janë të pasura me energji fosile (naftë, gaz, qymyr) si Kazakistan, Azerbajxhan, Katar…et, duket e palogjikshme ky shndërrim drejt energjive të reja me bazë jo-fosile pasi do ndikonte drejtpërsëdrejti në të ardhurat e ekonomisë së tyre. Por, Expo 2017 paraqiti pikërisht këtë paradigmë duke u fokusuar tek “energjia njerëzore” dhe dëshira për ndryshim brenda nesh, politikave tona dhe vizionit drejt së ardhmes.
Ka ardhë kohë që Shqipëria si vend i varur nga energjia hidrike ta përdori këtë të fundit si backup të energjisë solare dhe të erës dhe të marrë në konsideratë jo veç kostot e momentit por dhe faktorët e tjerë si punësimi në sektorin e energjisë së rinovueshme, kalimi drejt një ekonomie të gjelbër, dhe kostove të energjisë së nesërme. Start up Astana nga laboratori drejt apps. për 4 javë ishte motoja e Universitetit Nazarbajev me investime kolosale drejt inovacionit, kërkimit shkencor dhe logjistikës së plotë në arsim. Është koha për zgjim që ora e informatikës të mos zhvillohet si orë basketbolli në fakultetet tona!
Astana, 18 qershor 2017
Qendra ACEG



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *