262017Maj

“Divjaka Resort” një projekt plot premtime!

Më 28 prill kompania Mabetex organizoi ‘dëgjesën’ e radhës në Divjakë me banorët vendas si detyrim i Vlerësimit Strategjik Mjedisor që ka ndërmarrë në procesin e planifikimit dhe miratimit nga Qeveria Shqiptare. 250-300 banorë vendas, shoqata mjedisore të ardhura nga Tirana, organizata dhe misione të huaja në Shqipëri morën pjesë duke dëgjuar premtimet e projektit dhe bashkisë Divjakë dhe “mbështetësve” të projektit. Qendra ACEG e ka ndjekur zhvillimin e këtij projekti nga një këndvështrimi neutral me qëllim analizën gjeo-ekonomike që mund të paraqesë ky projekt për Shqipërinë. Një projekti si Divjaka Resort do e rendiste Shqipërinë në listën e vendeve që ofrojnë turizëm elitar dhe masiv. Ndërsa për Divjakën një mundësi zhvillimi, punësimi dhe promovimi ndërkombëtar.

Aspektet sociale: Përpos efekteve pozitive që do të sjelli projekti në zhvillimin e turizmit elitar në vend, futjen e Shqipërisë në hartën e vendeve turistike masive dhe rrjetin rajonal të rezorteve “stili Dubai” apo “Stili Antalia” është shumë e rëndësishme që projekti të adresojë çështjet kryesore që prekin banorët që jetojnë në Divjakë ku do ndërtohet. Banorët vendas nuk janë aq të interesuar për ndikimin mjedisor, shkatërrimit të Parkut Kombëtar Divjakë –Karavasta, largimit të Pelikanit kaçurrel apo për reklamën e promovimit të vendit; banorët duan të dinë nëse premtimet e bëra në konsultimet publike nga ana e Mabetex Group dhe qeverisë shqiptare përmes ministrisë së zhvillimit ekonomik, sipërmarrjes dhe turizmit dhe bashkisë Divjakë do të realizohen dhe gjendja e tyre financiare do të bëhet më mire sesa situata aktuale para ndërtimit të tij. Eksperienca të tjera botërore nga kompani gjigande kanë treguar se resortet mund të jenë jo vetëm mundësi zhvillimi të turizmit por dhe të problemeve që shoqërohen me efektet sociale, ekonomike, mjedisore që në disa raste janë të paadresuara dhe sot.
Në rastin e banorëve të Divjakës janë tre periudha që duhen marrë në konsideratë:
  1. Periudha e euforisë; kjo është periudha ku Divjaka Rezort trumbetohet me të madhe që vendit dhe banorëve iu thuhet se do të fitojnë të gjithë dhe jeta e çdo banori do të ndryshojë në territorin e tyre. Përmes deklarimeve publike të qeverisë njerëzve iu është thënë se do të ketë vende pune për të gjithë banorët e zonës, pronat e tyre do të vlerësohen dhe shiten më shtrenjtë. Për funksionimin e një rezorti elitar do të ketë nevojë vetëm për punëtorë të aftë teknikisht që nuk plotësohen nga banorët vendas. Shqipëria është pikërisht në këtë periudhë, të euforisë dhe premtimeve.
  2. Periudha e zhgënjimit; kjo fazë fillon me faktin kur kuptohet se nuk ka punë për të gjithë. Dhe puna që nevojitet do të jetë për disa muaj maksimumi në një kohë kur banorëve iu është thënë se do të ketë punë për 25-30 vjet. Përpos kësaj puna kryesore që do iu jepet banorëve do të jetë gjatë ndërtimit të disa objekteve nga nën-kontraktorë, hapja e kanaleve dhe prerja e shkurreve dhe hapja e rrugës. Duke marrë në konsideratë pagesën ditore të një punëtori në Shqipëri e cila nuk shkon më shume së 1,000 LEK/ditë e gjitha që një punëtor do të përfitojë është diku ke 50,000-60,000 lek. Ndërsa paga e një kamarieri/punonjësi hoteli dhe pastruesi nuk shkon më shumë se 300 EUR/muaj.
  3. Periudha e irritimit; periudha e tretë është ajo e irritimit dhe zemërimit. Njerëzit do të irritohen pasi do të gjenden në një situatë që është më keq se situata para ndërtimit të rezortit. Kjo do të lidhet me faktin e kompensimit të ulët të tokës, pasi ky rezort është strategjik me parimin (Shqipëria 1 euro), dhe toka private do të shpronësohet me vlerën e shpronësimeve publike (<1,000 Lek/m2).


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *