262017Maj
Rritja e Krimit Mjedisor

Rritja e Krimit Mjedisor

Mjedisi si themeli bazë i zhvillimit të qëndrueshëm, paqes dhe sigurisë është në rrezik. Sipas një raporti të UNEP dhe INTERPOL të titulluar “ Rritja e krimit mjedisor: Një kërcënim në ngritje për burimet natyrore, paqen, zhvillimin dhe sigurinë (2017)”, krimi mjedisor është duke u zgjeruar masivisht dhe duke rrezikuar jo vetëm botën e egër por dhe ekosisteme, jetesën e qëndrueshme dhe burimet e të ardhurave për qeveritë. Krimet mjedisore nuk janë vetëm të fokusuara në mënyrë simbolike te trafikimi i specieve të mbrojtura – por janë bërë pjesë e një rrjeti global të krimeve transnacionale mjedisore. Por çfarë është krimi mjedisor: Shpesh përkufizohet si një term kolektiv për të përshkruar aktivitete të paligjshme që dëmtojnë mjedisin dhe kanë për qëllim të përfitojnë grupe apo individë nga shfrytëzimi ose shkatërrimi, tregtia dhe plaçkitja e burimeve natyrore, që përfshijnë krimet e rënda dhe krimet e organizuar transnacionale.
Konkretisht vlera e krimeve mjedisore është duke u rritur: –
Tregtia e paligjshme e botës së egër vlerësohet në 7-23 miliardë USD në vit; –
Krimi mjedisor tashmë vlerësohet të jetë 91-258 miliardë USD (2016) në vit, me një rritje prej 26% nga vlerësimi i fundit në 2014; –
Krimet mjedisore po rriten me 5-7% çdo vit, 2-3 herë sa raporti i rritjes së ekonomisë globale; –
Humbjet e të ardhurave për qeveritë përmes të ardhurave nga taksat për shkak të shfrytëzimit kriminal llogaritet të paktën 9-26 miliardë USD çdo vit; –
Krimet në pyje dhe prerjet e paligjshme llogariten në 51-152 miliardë USD; –
Peshkimi i paligjshëm në 11-24 miliardë USD; –
Shfrytëzimi i minierave në mënyrë të paligjshme 12-48 miliardë USD; –
Mbetjet në 10-12 miliardë USD.
Në Shqipëri krimi mjedisor dhe adresimi i tij etiketohet si “luks” në tutelën e krimeve të tjera. Megjithatë, të gjithë jemi dëshmitarë të : shkatërrimit të parqeve kombëtare ( Valbonë,Shebenik-Jabllancë, Divjakë-Karavasta, Nartë, etj) zonave të mbrojtura, hedhjes së paligjshme të mbetjeve urbane dhe jo urbane, keq menaxhimit të mbetjeve të rrezikshme spitalore dhe industriale. Është koha që krimi mjedisor të merret seriozisht në Shqipëri pais përbën një krim fitimprurës nga mos-reagimi institucional.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *