122018Mar

Trajnim për qeverisjen e mirë dhe llogaridhënien për organizatat vendore në bashkitë Devoll, Ura Vajgurore dhe Libohovë

Qendra Shqiptare për Qeverisje Mjedisore (ACEG), në bashkëpunim me Qendrën “Lex Ferenda” dhe Qendrën “The Youth of Ura”, do të organizojnë një trajnim dy-ditor për qeverisjen e mirë dhe llogaridhënien në kuadër të projektit “Rrjeti i organizatave bazë vendore i cili përkrah qeverisjen e mirë dhe llogaridhënien në bashkitë Devoll, Ura Vajgurore dhe Libohovë”. Ky projekt mbështetet nga fondi i nëngrantimit “Rrjetëzim dhe shkëmbim i njohurive ndërmjet OSHC-ve në fushën e anti-korrupsionit dhe qeverisjes së mirë në nivel vendor”, Raund II, në kuadër të projektit CIVILISC, financuar nga BE, zbatuar nga IDM, në partneritet me Fondacionin RiskMonitor, Bullgari.

Kjo thirrje është për ato organizata në nivel vendor me një interes të qartë në këtë tematikë, dhe që përfaqësojnë shoqërinë civile dhe/ose panel qytetarësh/komunitetesh në bashkitë Devoll, Ura Vajgurore dhe Libohovë.

Trajnimi do të realizohet në bashkinë Devoll në13-14 prill 2018. Metodologjia e trajnimit do të jetë interaktive, me qëllim mundësimin e pjesëmarrjes dhe shkëmbimit të eskperiencave dhe gjithashtu prezantimin e njohurive në qeverisjen e mirë, llogaridhënien, rrjetëzimin nga trajnerët. Pjesë e programit do të jetë dhe një vizitë studimore në vende të përzgjedhura në bashkinë Devoll.

OJF-të dhe / ose grupimet qytetare që duan të marrin pjesë në trajnim duhet të dërgojnë (i) një Shprehje Interesi për pjesëmarrje dhe (ii) CV-në e personit që aplikon për të marrë pjesë në trajnim, duke treguar qartë rolin e tij brenda OJF-së dhe lidhjen e tij me tematikën e trajnimit.

Dokumentet e aplikimit duhet të dorëzohen me e-mail në adresën [email protected], brenda datës 25 mars 2018. OJF-të që do të përzgjidhen për të marrë pjesë në trajnim do të njoftohen nga Qendra ACEG, lidhur dhe me detajet e tjera logjistike të trajnimit.

Shënim: Organizatorët mbulojnë të gjitha shpenzimet e nevojshme që lidhen me pjesëmarrjen e personave në trajnim (përfshirë udhëtim, ushqim dhe akomodim për ata që udhëtojnë nga bashkitë Libohovë dhe Ura Vajgurore).

Për më shumë informacion lidhur me këtë program mund të kontaktoni me:

Ura Vajgurore – Vilson Shehu –  [email protected]

Libohovë – Anjeza Gashi – [email protected]

Devoll – Margarita Buxhaku – [email protected]



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *