312018Mar

NJOFTIM/ Konkurs Arti Pamor me tematikë ”Qeverisja e mirë dhe llogaridhënia”

Qendra Shqiptare për Qeverisje Mjedisore (ACEG), në bashkëpunim me Qendrën “Lex Ferenda” dhe Qendrën “Youth Of Ura”, ju fton të merrni pjesë në një konkurs të Artit Pamor “Të shprehemi përmes artit”, për të shprehur pikëpamjet tuaja për mënyrën si të përkrahim qeverisjen e mirë dhe llogaridhënien në bashkitë Devoll, Urë Vajgurore dhe Libohovë.

Konkursi ka si synim t’i nxisë të rinjtë të mendojnë përmes artit (fotografi, ese, pikturë, punim skulpturë, etj) në lidhje me pasojat e korrupsionit, efektet negative të tij në shoqëri dhe të krijojnë propozime për sjelljet e këshillit bashkiak, në kuadër të projektit “Një rrjet i organizatave vendore i cili përkrah qeverisjen e mirë dhe llogaridhënien në bashkitë Devoll, Ura Vajgurore dhe Libohovë”.

Ky konkurs idesh, që do të mbahet midis të rinjve, mbështetet nga fondi i nëngrantimit “Rrjetëzim dhe shkëmbim i njohurive ndërmjet OSHC-ve në fushën e anti-korrupsionit dhe qeverisjes së mirë në nivel vendor”, Raund II, në kuadër të projektit CIVILISC, financuar nga BE, zbatuar nga IDM, në partneritet me Fondacionin RiskMonitor, Bullgari.

Tema e punimit: “Të Rinjtë shprehen përmes artit për qeverisjen e mirë dhe llogaridhënien”
Punimi duhet të përqendrohet, reflektojë dhe shpjegojë aspektet e mëposhtme të temës:
· Si e percepton qeverisjen e mirë në bashkinë tënde
· Si duhet të jetë llogaridhënia në bashkinë time
· Si duhet të përgjigjet shoqëria në të ardhmen

Çmime do të jepen për konkurruesit e përzgjedhur që zënë vendin e parë, të dytë e të tretë në çdo bashki, si ekspozimi i punimit në këshilliat bashkiakë për 3 muaj, pjesëmarrje nëkonferencën finale të projektit në Urën Vajgurore, Certifikatë nga Donatori dhe Bashkia.
10 punimet më të mira nga secila bashki do të paraqesin punën e tyre në një forum publik me audiencë më të gjerë, përfshirë donatorët dhe organizatat ndërkombëtare, përfaqësuesit e qeverisë, përfaqësues nga institucionet.

Udhëzime për punimin 
· Punimi duhet të jetë i shprehur përmes artit 
· Duhet të jetë një vepër origjinale e nxënësit dhe duhet të jetë jo më e vogël se formati A4
· Në rast të një eseje jo më pak se 500-800 fjalë (duhet të përdorni formatin 12 pt. TimesNew Roman)
· Punimi duhet të përmbajë titullin, emrin dhe mbiemrin e autorit, institucionin arsimor përkatës dhe detajet e kontaktit.
· Punimi do të vlerësohet nga një Panel i përbërë nga: Shkolla pjesëmarrëse, donatorët, organizatorët, kryetar i Këshillit Bashkiak dhe/ose Kryetari i Bashkisë.

Konkurruesit duhet ta dorëzojnë punimin e tyre në adresat e kontaktit për secilën bashki jo më vonë se ora 17:00 e datës 30 Prill 2018.
Devoll: Qendra ACEG: Z. Ergi Gupe, koordinator i Qendrës ACEG: [email protected]
Urë Vajgurore: Vilson Shehu, Qendra të Rinjtë e Urës: [email protected]
Libohovë: AnastasiaNiko, Qendra Lex Ferenda, [email protected]
Në rast eseje, na e dërgoni esenë tuaj në këtë adresë: [email protected]

Nxitoni: afati i fundit i dorëzimit të eseve është data 30 Prill 2018!

Mezi presim kontributin tuaj!

#IDMAlbania #rrjetiperforciminekomuniteteve,#CIVILISCR2,#CIVILISCR2LIBOHOVE,#CIVILISCR2DEVOLL,#CIVILISCR2URAVAJGURORE



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *