Vlerat shëndetësore, që ofrojnë Parqet Kombëtare për vizitorët
E keni menduar ndonjëherë se falë parqeve kombëtare dhe zonave të mbrojtura mund të kurseni para?
Nëse vizitoni zonat e mbrojtura ose parqet kombëtare të paktën një herë në muaj, produktiviteti juaj në punë mund të rritet deri në 11 %. Gjithashtu, vizitat në vende të gjelbra përmirësojnë shëndetin mendor dhe atë fizik dhe si pasojë zvogëlojnë drejtpërdrejt kostot e kujdesit shëndetësor duke lehtësuar buxhetin. Sipas një studimi dhe publikimi të fundit në revistën shkencore “Biological Conservation”, vizita në zonat e mbrojtura përmirëson shëndetin mendor deri në 17%.
Iniciativa që promovojnë mjedisin dhe përmirësojnë shëndetin janë gjithnjë të nevojshme, si për shembull “Park i Shëndetshëm, Njerëz të Shëndetshëm”, i cili inkurajon Administratën e Zonave të Mbrojtura të rritë kapacitetet në parqet e mbrojtura. Qendra për Qeverisje Mjedisore (Qendra ACEG) ka nisur pilotimin e kësaj iniciative në bashkëpunim Shqiptare me Administraten Rajonale Të Zonave Të Mbrojtura Korcë në Parkun Kombëtar të Prespës në kuadër të projektit “Promovimi i turizmit të qëndrueshëm përmes rritjes së kapaciteteve të autoriteteve lokale dhe sipërmarrjes në hapësirën më të gjerë të Prespës- Faza II” mbështetur nga Fondi i Natyrës për Prespën dhe Ohrin (PONT) duke i dedikuar vëmendjen e duhur përmirësimit të shëndetit të qytetarëve dhe nevojës urgjente për t’u shkëputur nga pajisjet teknologjike dhe për të shijuar dhe shfrytëzuar parqet si vende pushimi.
Vizita e zonave të mbrojtura dhe parqeve kombëtare përmirëson shëndetin më shumë sesa vizita në hapësirat e tjera të gjelbra për faktin se në vende të tilla mund të përfitohet nga ekosistemi në përgjithësi dhe nga larmishmëria e biodiversitetit. Përfitimet shëndetësore janë të shumta edhe falë përvojave shqisore të tilla si tingujt e ujit ose cicërimat e shpendëve, aroma natyrale e pemëve, nga peizazhet ose kafshët e egra, etj.
(Burimi i Fotos: ADZM Korçë)
Gjatë viteve 2020–2022 për shkak të shpërthimit të pandemisë COVID-19 dhe emergjencave të tjera globale, njerëzit e kuptuan rolin e pazëvendësueshëm të natyrës dhe u lidhën më shumë me të. Si pasojë shëndeti mendor dhe fizik pati pasoja pozitive në mbarë botën falë aktiviteteve në natyrë.
Në vendet e zhvilluara, përqindja e popullatave që vuajnë nga shëndeti i dobët mendor është rritur nga 13 % në 40 % për burrat dhe deri në 50 % për gratë. Zonat e mbrojtura vecanarisht Parqet Kombetare mund të ofrojnë rehabilitim të shëndetit mendor me kosto të ulët, që shërben njëkohësisht edhe si një kontribut i rëndësishëm në rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë. Programet kombëtare dhe terapitë e natyrës, që kanë si bazë zonat e mbrojtura dhe parqet e shëndetshme konsiderohen mënyra më efikase për të rikuperuar shëndetin. Programet e terapisë shëndetësore me bazë parqet ofrohen nga agjencitë qeveritare ose ndërmarrjet sociale në të paktën 6 shtete: Australi, Kinë, Itali, Japoni, MB dhe SHBA. ACEG nxit dhe promovon implementimin e programeve të ngjashme edhe në vendin tonë në nivel lokal dhe kombëtar.
Leave a Reply