Qendra Shqiptare për Qeverisjen Mjedisore organizon një ekspeditë dy ditore mbi turizmin natyror në Parkun Kombëtar të Prespës.
created by dji camera
Turizmi i bazuar në natyrë ofron një qasje të qëndrueshme për zhvillimin ekonomik lokal dhe ruajtjen e natyrës me ndikim minimal në ekosistemet mjedisore. Në zonën e Prespës, Qendra Shqiptare për Qeverisjen Mjedisore (ACEG) ka punuar për 16 muajt e fundit për të futur dhe pilotuar këtë metodë në veprimtaritë e saj me komunitetin e të rinjve të zonës, administratën publike lokale të bashkive Pustec dhe Devoll dhe sipërmarrës të vegjël.
Një komponent i rëndësishëm i projektit ka qenë promovimi i zonës së Prespës si një destinacion shumë i larmishëm për paketat e turizmit dhe grupet e udhëtimit. Në këtë kontekst, më 3-4 prill 2021, ACEG organizoi një ekspeditë dy-ditore për nëntë (9) operatorë turistikë, guida turistike, agjenci udhëtimi dhe shoqata turistike për të vizituar atraksionet e Parkut Kombëtar të Prespës, shëtitjet dhe shtigjet e krijuara, për të biseduar me sipërmarrjet e shërbimit të turizmit dhe shtëpitë e pritjes në zonë.
Në ditën e parë, grupi vizitoi aktorët vendorë nga Agjencia Rajonale për Zonat e Mbrojtura, të cilët paraqitën pasaportën e Parkut të Prespës, speciet endemike, atraksionet turistike në Goricën e Vogël, Pustec, Zagradec, Gollomboç dhe Mali Grad.
Drejtori i ADZM Korçë, Iljon Thanasi ndau punën e agjencisë për përditësimin e 18 shtigjeve të reja të ecjes, të cilat do të diversifikojnë opsionet e turizmit, për grupe të ndryshme. Prezantimi u pasua nga një udhëtim rreth dy (2) orë ecje ku pjesëmarrësit përjetuan vlerat e parkut, potencialet dhe atraksionet turistike të parkut kombëtar.

“Zona e projektit ka potencial të madh dhe ne tashmë po mendojmë të sjellim grupet e para nga Tirana”, deklaruan #Expats Albania, #Check-in Albania, #DEA Lines, dhe përfaqësues të Shoqatës Kombëtare të Guidave Turistike.
Në ditën e dytë grupi vizitoi Ishullin e MaliGrad-it gjatë një turneu me varka për të njohur monumentin kulturor dhe kishën heremite tëEngjëjve dhe kishën e Shën Mërisë, Mumjet e Gurit dhe Shpellën e Tren-it në Prespë të Vogël dhe u ndal te “Shtëpia Pritëse Hyselli” në Buzëliqenas mbështetur nëpërmjet një granti konkurrues nga projekti.

Zyra e turizmit nga Bashkia e Devollit e vlerësoi veprimtarinë dhe ishte e interesuar të vazhdonte të punonte bashkërisht me ACEG dhe PONT për të përmirësuar perspektivat e turizmit natyror në territorin e tyre dhe për të mësuar më shumë për praktikat ekzistuese të bashkisë së Pustec-it.
“Kjo ekspeditë turistike shënoi një piketë përfundimtare të suksesshme të një projekti 16-mujor të zbatuar nga ACEG me mbështetjen financiare të programit PONT dhe ProSeed/Idea. Projekti mundësoi të realizonte produkte të rëndësishme, të tilla si një Akademi e Turizmit për të rinjtë, trajnim për stafet e turizmit në dy bashkitë, dhe mbështetje financiare për hapjen e një shtëpie pritëse në Prespën e Vogël” theksoi Mirjam De Koenig, Drejtore Ekzekutive e PONT.
Ekspedita bashkoi më shumë se 25 pjesëmarrës vendore nga institucionet dhe komuniteti nga bashkia Pustec dhe Devoll, RAPA, PPNEA, PONT, ProSeed/Idea+, Projekti Ndërkufitar i Biosferës dhe operatorë turistikë dhe gazetarë nga Tirana për të shkëmbyer informacion dhe për të dhënë mesazhin e fortë që të gjithë punojmë për Prespën.
Leave a Reply