ACEG mbështet fillimin e turizmit natyror në Parkun Kombëtar të Prespës.
Sot, gjatë një dite mahnitëse me dëborë në rajonin e Prespës, Qendra Shqiptare për Qeverisjen Mjedisore nënshkroi një Marrëveshje Granti me Rudina Hyselli, duke shënuar një moment pozitiv në mbështetjen ndaj turizmit me bazë natyren në rajonin e Prespës.
Granti konsiston në krijimin e një biznesi fillestar të Bujtinave në Buzeliqenas, i cili së bashku me shërbimin shoqërues të udhëtimeve natyrore dhe shtigjeve, agro-produktet do të dëshmojnë se turizmi natyror në Prespë është zgjidhja më e mirë për të jetuar mirë, me mençuri dhe mënyre te qëndrueshme.
Aktiviteti i grantit është realizuar në kuadër të projektit “Promovimi i turizmit të qëndrueshëm përmes rritjes së kapacitetit të bashkive dhe sipërmarrjes në Parkun Kombëtar të Prespës”, zbatuar nga Qendra ACEG dhe financuar nga #PONT dhe #GIZ #ProSEED #IDEA.
Leave a Reply