Qendra ACEG organizon forumin e tretë për “Barometrin Bujqësor” në Njësinë Administrative Progër
20 nëntor 2018, Njësia Administrative Progër, fshati Progër.
Kemi hyrë në muajin e 4-ët të zbatimi të projektit “Barometri i Bashkisë Devoll. Matja e premtimeve lokale sipas nenit 27. Funksionet e bashkisë në bujqësi, zhvillim rural dhe pyje.” të mbështetur nga Lëviz Albania –për një demokraci të fortë vendore.
Qëllimi i këtij projekti është evidentimi i problematikave të performancës së punës së bashkisë Devoll për periudhën 2015-2018 kundrejt funksioneve të përcaktuar në ligjin 139/2015 për “Vetëqeverisjen Vendore” dhe prioriteteve të zhvillimit të kësaj bashkie.
Pas 2 muajve punë kërkimore për kuadrin ligjor të kompetencave të Bashkisë përkundrejt funksioneve që i atribuojnë nenet 26, 27 dhe 28 të këtij ligji dhe takimeve të zhvilluara nga ekspertët e fushës në terren me komunitetin lokal dhe përfaqësuesit e tyre, Qendra ACEG zhvilloi Forumin Tematik të tretë të radhës.
Ky forum shërbeu për konsultim të drejtpërdrejtë me komunitetin për Barometrin e Bujqësisë të Bashkisë Devoll nën pjesëmarrjen e 59 fermerëve dhe përfaqësues të pushtetit lokal në Njësinë Administrative Progër. Ekspertët ligjorë, mjedisorë dhe zhvillimit rural prezantuan gjetjet e Barometrit të Bashkisë Devoll të fokusuar në 5 shtylla kryesore si: bujqësia, mjedisi, ujitja dhe kullimi, pyjet dhe kullotat, zhvillimi rural dhe agroturizmi kundrejt 34 treguesve konkret.
Në kuadër të funksioneve ligjore të Nenit 26,27 dhe 28 të Ligjit 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore” u prezantua një analizë e plotë për kompetencat që ka bashkia në funksion të ligjit 139/2015, si dhe metodologjia e cila konsiston në 4 hapa duke filluar me grumbullimin e të dhënave, vlerësimin e situatës, analizën e të dhënave deri në përfundime. Këto hapa janë ndjekur përgjatë matjeve për Barometrin e Bujqësisë të Bashkisë Devoll.
Sipas ekspertit të zhvillimit rural Z. Dervishi ” bazuar në analizën konkrete të Barometrit vërehet se na mungon dija teknologjia dhe kapacitetet teknike. Toka po keqpunohet nga ne dhe mënyra e përdorimit të plehërave kimik cojnë në dëmtim të saj. Mungesa e analizave kimike të ujit përbën problem të madh për cilësinë e produkteve bujqësore të cilat përvec trajtimit të pa kontrolluar me kimikate ju shtohet dhe ngarkesa nga ujrat të ngarkuar me detergjentë nga përdorimi në familje. “. Në mbyllje të prezantimit të tij ai rekomandoi zhvillimin e shërbimit të marketimit të produkteve të zonës për të shmangur dëmin ekonomik që ju shkakton fermerëve si dhe mbetjen stok të prodhimtarisë.
Duke patur parasysh faktin se kjo njësi administrative ka burim kryesor të ardhurash pemtarinë,gjatë sesionit të diskutimeve problematikat e banorëve u fokusuan në çështje të pa trajtuara në bujqësi e mjedis. Pjesëmarrësit njohën rezultatet e Barometrit por mendonin se problemet kryesore në zonën tonë kalojnë kompetencat e pushtetit vendor.
Medat Rusi fermer nga fshati Mançurisht tha se “për të ngritur ekonominë e zonës duhet të ketë subvencionim të investimeve të tyre në kultivimin e produkteve bujqësore, mungesa e tyre apo procedurat tepër të komplikuara kanë rënduar ekonominë e fermerëve, shoqëruar dhe me prodhimin e pa shitur të tyre. Nga ana tjetër Bashkia ka punuar për të hapur e pastruar kanalet ekzistuese kulluese por ne nuk kemi rrjet me kanalë vaditës. Ne vaditim kulturat tona me puse të cilat i vetëfinancojmë dhe për më tepër na taksohen. Jam i mendimit që qeveria qendrore duhet të përgjigjet për probleme të cilat nuk mund ti përballojë pushteti vendor”.
Problemi i konkurrencës nga prodhimet e importit ngriti Avni Dutka një fermer nga fshati Vranisht: Prodhimet tona trajtohen pa konsultimin nga agronomët, ne i trajtojme kulturat tona vetëm me këshillën e farmacive bujqësore për më tepër jemi të bindur se pesticidet të cilat na shiten, na i dëmtojnë pasi janë të skaduara, e nxjerrin prodhimin jashtë normave të pranuara nga autoritetet përkatëse. Dhe herë mbas here prodhimet e importit të vëndeve fqinjë konkurojnë prodhimet tona të cilat i hedhim ose i shesim nën kosto.
Banore e fshatit Progër Valentina Konomi, ngriti cështjen e mungesës së dritave dhe ujit: Skam ujë të laj enët në baxho, të cilën e kam ngritur pa ndihmën e shtetit, sot hodha 1.5 Ton qumësht pasi fshati me rreshjen e parë të Borës ka 3 ditë pa drita. Ndërkohë Bashkia ska 5 veterinerë të cilët pasi i trajtonë gjedhin e sëmurë me antibiotikë nuk e këshillojnë fermerin se ky qumësht nuk duhet tregëtuar. Mendoj se dhe ngritja e një sistemi i cili do të këshillojë fermerët për rrezikun që haset duhet menduar, pasi prodhimet e bulmetit i konsumojmë të gjithë përfshirë këtu dhe fëmijët. Banorë të tjerë ngritën çështje si: Ngritja e guroreve afër fermave të tyre, pluhuri ka dëmtuar Mollën në fshatin Progër, cakullimi i rrugëve bujqësore, planifikimi për unifikim të kulturave bujqësore.
Forumi Progër do të pasohet nga tryeza e fundit që do të mbahet në Njësinë administrative Hocisht. Forumet lokale do të finalizohen me nje tryezë të diskutimit në qytetin e Bilishtit.Rekomandimet që do të vijnë nga konsultimet dhe forcat lokale do të rishikohen dhe do të përshaten me draftin përfundimtar të barometrit dhe do të shërbejnë gjithashtu si pikë referimi për përgatitjen e prioriteteve në fushat e lartpërmendura direkt nga nevojat lokale.
Informacion i përgjithshëm
Ky takim është organizuar në kuadër të projektit “Barometri i Devollit. Vlerësimi i premtimeve lokale bazuar në nenin 27. Funksionet e bashkisë në bujqësi, pylltari dhe zhvillim rural “, që po zbatohet nga ACEG në partneritet me OJQ-të lokale Shoqata Gjelbërimi Proger dhe Komisioni Këshillimor Qytetar i Devoll-it. Projekti financohet nga LëvizAlbania – për një demokraci të fortë lokale nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim – SDC.
[ngg src=”galleries” ids=”5″ display=”basic_thumbnail”]
Leave a Reply