112018Nën

Një mesazh për komunitetin për të mos shkatërruar natyrën!

Njeriu si një qenie relativisht poseduese, kontrolluese dhe me pushtet absolut mbi botën në tërësi, arrin të njësohet me të në shumë aspekte. Vetë jeta jonë është shumë e lidhur me natyrën, me krejt çka ajo ofron dhe më gjerësisht. Drejt për së drejti, bota bëhet një opsion më i mirë për njeriun, por njeriu nuk paraqet opsionin më të mirë të mundshëm për Tokën. Sot, bota priret të jetë e zhvilluar së tepërmi, por pikërisht ky zhvillim , po e çon atë drejt një katastrofe që ska zgjidhje.
Gjithçka që syri jonë arrin të kaplojë sot nuk është në pozitat që i takojnë duke marrë parasysh lidhjen e pa shkëputur të njerëzimit me burimet natyrore.
 
Zhvillimi i pakontrolluar teknologjik dhe ambicia për të kapur majat e gjithçkaje, po sjell një degradim të Tokës: ndotjen e ajrit, të tokave, shpyllëzimet, ndërtimet e shumta dhe vetë dëmtimet për botën e gjallë. Kjo është padyshim dora e njeriut. Një nga degët e ekonomisë që sot është shumë e varur nga ndryshimet klimatike, është pikërisht bujqësia. Tokat, tashmë jo bio, të “kontrolluara” nga pesticidet, kimikatet ; mungesa e ujit nga kanalet vaditëse , e lëndëve ushqyese e më tej mungesa e rreshjeve kaq shumë e nevojshme për florën e për bujqësinë si degë ekonomike e përhapur globalisht. Ndotja e ajrit është duke shkaktuar më tepër probleme ndaj bimëve, pasi atyre u duhet të prodhojnë sasi shumë herë më të mëdha oksigjeni dhe të eliminojnë sasitë e konsiderueshme të dioksidit të karbonit që në shekullin në të cilin jetojmë, gjendet kudo në botë. Kjo ndikon respektivisht në cilësinë e prodhimit, në sasi , e më pas në fitim për bujkët të cilët lidhin jetën e tyre me bujqësinë e me ato cka ajo ofron. Sa vjen e më tepër bujqësia duket se nuk është më ajo dega efiçiente me të cilën njerëzimi jeton. Gjithçka ka ndryshuar me zhvillimin e qenies njerëzore dhe me atë të Tokës.
 
Askush nuk mund të sjellë ndryshime i vetëm, qofshin ato pozitive apo negative. Konkretisht një njeri i vetëm nuk ka sjellë ndotjen e ajrit dhe dëmtimet në bujqësi, por të gjithë së bashku kemi “kontribuar” për atë që shohim haptazi sot: rrënime, degradime, dëmtime e zhgënjime që vijnë nga zëri i natyrës.
 
Megjithëse ekzistojnë dëmtime të pandreqshme, gjithmonë do të ekzistojnë edhe rrugë për përmirësim dhe zhvillim pozitiv. Nëse njerzit mbi Tokë do të ishin po aq të përkushtuar ndaj natyrës, bujqësisë, burimeve natyrore që ajo ofron, po aq sa dhe natyra është e përkushtuar ndaj nesh, nuk do të lindte nevoja për të diskutuar rreth opsioneve të mundshme. Në skemat e problemeve të njeriut, nuk do të kishte më opsione të mundshme, por opsione të sigurta që lidhen me të ardhmen jetëgjatë të Tokës.
 

Informacion i përgjithshëm

Ky aktivitet është organizuar në kuadër të projektit “Barometri i Devollit. Vlerësimi i premtimeve lokale bazuar në nenin 27. Funksionet e bashkisë në bujqësi, pylltari dhe zhvillim rural “, që po zbatohet nga ACEG në partneritet me OJQ-të lokale Shoqata Gjelbërimi Proger dhe Komisioni Këshillimor Qytetar i Devoll-it. Projekti financohet nga LëvizAlbania – për një demokraci të fortë lokale nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim – SDC.



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *