132018Dhj

Qendra ACEG finalizon Forumet Tematike për “Barometrin Bujqësor” në Bashkinë Devoll

[ngg src=”galleries” ids=”6″ display=”basic_slideshow”]

Më datën 08 dhjetor 2018, Qendra Shqiptare për Qeverisje Mjedisore (ACEG) në bashkëpunim me dy organizata lokale, Komisioni Këshillimor Qytetar Devoll (KKQD) dhe Shoqata ”Gjelbërimi” zhvilloi forumin e fundit (të katërt) lokal për prezantimin e gjetjeve të Barometrit Bujqësor në kuadër të projektit “Barometri i Bashkisë Devoll. Matja e premtimeve lokale sipas nenit 27. Funksionet e bashkisë në bujqësi, zhvillim rural dhe pyje.” në fshatin Hoçisht, të Njësisë Administrative Hoçisht..

Organizimi i Forumeve Tematike në katër njësitë administrative shërbeu për të konsultuar gjetjet e Barometrit Bujqësor dhe për të adresuar problematikat e komunitetit sfidat dhe vështirësitë që ata hasin në fushat e veprimtarisë së tyre kundrejt të zgjedhurve vendorë duke nxjerrjë në pah rrjedhimisht dhe prioritetet e zhvillimit në fushat përkatëse.

Në kuadër të funksioneve ligjore të Nenit 26,27 dhe 28 të Ligjit 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore” u prezantua një analizë e plotë për kompetencat që ka bashkia në funksion të ligjit, si dhe metodologjia, e cila konsiston në 4 hapa duke filluar me grumbullimin e të dhënave, vlerësimin e situatës, analizën e të dhënave deri në përfundime. Këto hapa janë ndjekur përgjatë matjeve për Barometrin e Bujqësisë të Bashkisë Devoll.

Ekspertët ligjorë, zhvillimit rural dhe mjedisor pas 2 muajve punë kërkimore prezantuan gjetjet e Barometrit të Bashkisë Devoll të fokusuar në 5 shtylla kryesore si: bujqësia, mjedisi, ujitja dhe kullimi, pyjet dhe kullotat, zhvillimi rural dhe agroturizmi kundrejt 34 treguesve konkret.

Gjatë realizimit të Forumit Tematik në fund të prezantimit të Barometrit banorët ,fermerët ngritën problematikat e tyre të cilat lidheshin me mungesën e infrastrukturës për kanale ujitëse të tokave bujqësore por më tepër rëndësi i kushtuan angazhimit dhe punës së përbashkët me autoritetet vendore për të arritur disa standarte për përmirësimin e pyjeve dhe kanaleve ujitëse dhe mbrojtjes së lumit nga mbetjet. Kujtim Spahi një fermer nga fshati Verlen theksoi se autoritetet vendore duhet të vendosin gjoba apo ndjekje penale për ata që shkatërrojnë mjedisin dhe pyjet. Ndërkohë Kryetarja e Nj.A Hoçisht Gladiona Tila u shpreh se nisma të tilla nga shoqëria civile i shërbejnë shumë punës së Bashkisë . Ajo tha se “Nuk e sheh pesimiste situatën . Ne kemi bërë shumë në disa drejtime por ende më shumë ka për tu bërë. Nisma për mbarështimin e pyjeve, këtë vit janë marrë ,gjithashtu dhe për zhvillimin e Turizmit duke kërkuar mbështetjen e komunitetit . Qytetarët na kanë mbështetur me ndihmën e tyre . Ne kemi përmirësuar infrastrukturën në atraksione turistike në këtë Njësi Administrative. Ndërkohë është në përfundim dhe Guida Turistike nga Bashkia Devoll për të gjithë trashëgimninë kulturore dhe historike . Nuri Durapi fermer nga fshati Hoçisht ngriti shqetwsimin se ndërhyrjet në kanalet kulluese nga Bashkia Devoll janë bërë pa konsultimin e duhur me komunitetin, për tju treguar në terren se ku kanë qënë kanalet. Specialistët duke mos njohur terrenin kanë punuar aq sa e planifikonin por ky planifikim nuk përkon më realitetin në terren të tokave bujqësore pa ujë. Problematika të tjera që ngritën fermerët, lidheshin me mungesën e asistencës teknike në bujqësi dhe mungesa e tregjeve për shitjen e prodhimeve bujqësore.

Me finalizimi i forumeve tematike në katër njësitë administrative, Qendra ACEG do të nisë me përgatitjen e draftit të prioriteteve të zhvillimit bujqësor rural lokal

Qëllimi i këtij projekti është vlerësimi realizimit të premtimeve sipas nenit 27 dhe forcimi i aktivizimit të banorëve përmes identifikimit të prioriteteve të zhvillimit të Bashkisë Devoll. për periudhën 2015-2018 kundrejt funksioneve të përcaktuar në ligjin 139/2015 për “Vetëqeverisjen Vendore”

Informacion i përgjithshëm

Ky takim është organizuar në kuadër të projektit “Barometri i Devollit. Vlerësimi i premtimeve lokale bazuar në nenin 27. Funksionet e bashkisë në bujqësi, pylltari dhe zhvillim rural “, që po zbatohet nga ACEG në partneritet me OJQ-të lokale Shoqata Gjelbërimi Proger dhe Komisioni Këshillimor Qytetar i Devoll-it. Projekti financohet nga LëvizAlbania – për një demokraci të fortë lokale nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim – SDC.



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *