192019Mar

Qendra ACEG finalizon Raportin GIS mbi Hartëzimin e Ndotjes së Ujit në Luginën e Devollit

Me rritjen e ndikimit të efekteve negative drejpërdrejt në shëndetin e njeriut, mirëqënien e tij, që ndodhin për shkak të dëmtimit të mjedisit, florës, faunës dhe burimeve të rëndësishme natyrore është rritur edhe nevoja që komuniteti të trajtojë në mënyrën e duhur mjedisin dhe të mos qëndrojë indiferent ndaj dëmtimit të tij. Sot më shumë se kurrë duhet ndërveprimi i komunitetit me shoqërinë civile dhe autoritetet qëndrore/lokale për të mbrojtur pasuritë natyrore. Në këtë kontekst Qendra ACEG po zbaton prej muajit tetor 2018 projektin ” Rritja e ndërgjegjësimit të publikut për ndotjen e ujit në Luginën e Devollit” të mbështetur financiarisht nga Programi i Granteve të Vogla të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë. Qëllimi i projektit është rritja e vetëdijes mjedisore përgjatë luginës së Devollit për menaxhimin e mbetjeve, ndalimi e hedhjes së paligjshme të tyre dhe promovimi i aktivizmit mjedisor. Ne synojmë forcimin e ndërgjegjësimit të publikut për praktikat e duhura të menaxhimit të mbetjeve në nivel lokal për të filluar ndryshimin e mentalitetit irracional të “hedhjes së lumit”. Për ta bërë këtë ne gjatë muajve të parë të projektit punuam për evidentimin dhe hartëzimin e pikave të ndotjes përgjatë gjithë Luginës së Devollit dhe finalizuam ” Raportin GIS Hartëzimi i ndotjes së Lumit Devoll” nën moton “Ec përgjatë lumit për të takuar-informuar-edukuar dhe ndërgjegjësuar”, banorët e zonës, fermerët, të rinjtë dhe autoritete vendore. Me informacionin e trajtuar në raport, Qendra ACEG ka përgatitur një program ndërgjegjësues për banorët vendas dhe të rinjtë e zonës i cili do të zbatohet në të gjitha njësitë administrative të bashkisë Devoll në fazën e dytë të projektit. Gjithashtu ky studim do të mund të përdoret si një dokument pune për autoritete vendore të cilat mund të ndërmarrin veprime dhe aksione pastrimi sipas hartëzimit përkatës. Shpjegimi i detajuar me koordinata dhe sasinë dhe tipologjinë e ndotjes është ndihmues për punën e tyre. Së fundmi, ky raport është një instrument i mirë për të hartuar politika ndërgjegjësimi dhe ndërhyrje në të ardhmen për të punuar ngushtë me banorët e zonave të bashkisë Devoll për ruajtjen e burimeve ujore, ndryshimin e kulturës së kaluar të hedhjes së mbetjeve kudo dhe disiplinimin e tyre në vendet e përcaktuara nga Bashkia.

Për një informacion më të plotë apo konsltimin e Raportit GIS, ju lutem referohuni në faqen tonë : www.aceg.al Informacion i përgjithshëm Ky raport është përgatitur në kuadër të projektit “Rritja e Ndërgjegjësimit për ndotjen e ujit në Luginën e Devollit “, që po zbatohet nga ACEG. Mohim: Ky projekt mbështetet financiarisht nga Programi i Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci të Ambasadës së SH.B.A.-së në Tiranë. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura janë te autor-it/ve dhe nuk përfaqesojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *