Ofertë pune: Konsulent për përgatitjen e një dokumentari
Termat e Referencës
për
“Prodhimin e një video të shkurtër dhe fotografi me rezolucion të lartë për projektin e kundra Ndotjes së Lumit Devoll”.
1. Informacion i përgjithshëm
Qendra Shqiptare për Qeverisje Mjedisore aktualisht është duke zbatuar një Projekt i titulluar “ Projekti për Ndërgjegjësimin kundra ndotjes së Lumit Devoll”, i mbështetur nga Programi i Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci të Ambasadës së SH.B.A-së në Tiranë. Fokusi i këtij projekti është rritja e ndërgjegjësimit publik përgjatë shtrirjes së lumit Devoll për mos flakjen e mbetjeve urbane në shtratin e lumit. Projekti do të adresojë komunitetin vendas, shkollat vendore, autoritet publike, fermerët dhe biznesin vendas për të ruajtur lumin nga hedhja pa kriter e mbetjeve.
Me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të rëndësisë të ekosistemit ujor në zonë, ndikimi që ai ka në shëndetin e banorëve, produktet bujqësore që vaditen nga ky ekosistem ujor, qendra ACEG është duke kërkuar një konsulent komunikimi për të asistuar projektin në zhvillimin e një materiali mediatik. Produktet specifike janë të renditura më poshtë:
2. Objekti i konsulencës
Objektivi i kësaj konsulence është të prodhojë një material mediatik që përfshin një video të shkurtër dhe foto me rezolucion të lartë që mund të përdoren në platforma të ndryshme komunikimi. Kjo përfshin dhe udhëtimin në vendin e projektit në bashkinë Devoll, për të mbledhur/xhiruar materialin e nevojshëm.
3. Metodologjia
Konsulenti i kësaj detyre do të kryejë detyrat e mëposhtme:
- Zhvillimi i konceptit të videos dhe skenarin dhe diskutimi me stafin e ACEG-ut;
- Prezantimi i një plani pune për punën e përcaktuar duke specifikuar ditët e udhëtimit;
- Udhëtimi në Devoll për të mbledhur matërialin mediatik;
- Përgatitja e intervistave të shkurtra me menaxherin e projektit, partnerët kryesorë, përfituesit dhe aktorët;
- Puna dhe montazhi për produktin final, duke përfshirë dhe fotografitë me rezolucion të lartë.
4. Produktet e pritura
Konsulenti do të prodhojë një databazë me të paktën 50 foto me rezolucion të lartë dhe një (1) video të shkurtër.
a) Një video e shkurtër në HD
- Regjistrimi i videos dhe montazhi
- Skripti, përkthimi dhe titrat në Anglisht (ku të jetë e nevojshme);
- Zhvillimi i skenarit
- Të drejta të plota të muzikës (ose përdorimi i muzikës e cila e ka të drejtën e pronësisë publike)
- Një klip i plotë afërisht 5 minuta në gjatësi me rezolucion 1080p (HD) me qëllim që të ndahet me audiencën vendase që përfshin institucionet qeveritare, OSHC-të, aktorët vendorë, komunitetin vendas dhe audiencën ndërkombëtare.
Video duhet të theksojë qëllimin e mbrojtjes së Lumit Devoll, e cila përfshin dhe intervista me banorë vendas, autoritet vendass, dokumentimi i ndikimit që ka ndotja nga hedhja e mbetjeve urbane në shtratin e lumit, intervistë me qendrën ACEG.
b) Foto me Rezolucion të Lartë
Të paktën 50 foto me rezolucion të lartë, të edituars dhe me përshkrim që do dorëzohen në një CD. Fotot duhet të përfshijnë: peizazhin e zonës; fshatrat që shtrihen përgjatë lumit, banorët vendas që përdorin lumin si venddepozitim, ndotjen e lumit nga vend-depozitimet ilegale përgjatë shtratit.
5. Kohëzgjatja
Kjo konsulencë do të ketë deri në tre (3) ditë pune në terren, që përfshin udhëtimin dhe 2 ditë editimi dhe montazhi. Shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimit do të përfshihen dhe paguhen nga konsulenti.
Afati kohor: Mars – Prill 2019
Vendndodhja: Konsulenti do duhet të udhëtojë në Bashkinë Devoll ku buron, shtrihet lumi Devoll.
6. Kualifikimet e Konsulentit
Konsulenti duhet të ketë:
- Aftësi të shkëlqyera fotografike;
- Aftësi të shkëlqyera të video grafisë;
- Aftësi editimi video dhe fotosh;
- Eksperiencë të mëparshme në prodhimin e dokumentarëve cilësor në funksion të fushatave ndërgjegjësuese;
- Aftësia në respektimin e afateve.
7. E drejta e pronësisë
Në konsideratë të pagesës që do kryhet, konsulenti bie dakord në mënyrë eksplicite ndaj ACEG-ut që të drejtat e lindura nga puna që do prodhojë konsulenti në zbatimin e kësaj kontrate, ai nuk mund ti përdorë, riprodhojë ose ti shpërndajë pa autorizimin e mëparshëm nga Qendra ACEG.
8. Pagesa
Pagesa do të kryhet në dy faza.
- 40% pas dorëzimit të planit të punës, dorëzimit të skenarit
- 60% pas dorëzimit dhe aprovimit të fotografive me rezolucion të lartë dhe 1 video të shkurtër /dokumentari.
9. Aplikimi
Aplikimet duhet të plotësojnë kërkesat minimale të renditura më lart. Vetëm kandidatë që i plotësojnë do të kontaktohen nga Qendra ACEG.
Çdo aplikim duhet të përfshijë:
- CV dhe letër interesi e kandidatit;
- Propozimin teknik për kryerjen e detyrës së bashku me ofertën financiare;
- Shembuj ose linke të punës së mëparshme që përfshin video dokumentare.
Kandidatët e interesuar duhet ta dorëzojnë aplikimin e tyre jo më vonë se data 15 shkurt 2019 përmes e-mailit te: [email protected] me titullin “Projekti për mbrojtjen e Lumit Devoll – Konsulenca”.
Leave a Reply