182018Tet
Një “Park Rekreativ” i cili ngriti Urën e Bashkëpunimit me Komunitetin.

Një “Park Rekreativ” i cili ngriti Urën e Bashkëpunimit me Komunitetin.

Përfundoi në datë 18 tetor 2018 angazhimi një vjecar nga Qendra ACEG në bashkëpunim me Bashkinë Devoll në kuadër të projektit” Ndërtimi i një ure bashkëpunimi mes bashkisë, shoqërisë civile dhe komunitetit për menaxhimin e mbetjeve në Bashkinë Devoll”, #BashkiaDevoll
Takimi u organizua në ambientet e Njësisë Administrative Miras. Pjesëmarrësit u njohën me rezultatet e projektit por dhe përuruan Parkun Rekreativ për komunitetin e fshatit Miras i cili u iniciua nga grupi lokal i punës me qëllim forcimin e impaktit për ndërgjegjësimin e komunitetit dhe të rinjve në vecanti për mbrojtjen e mjedisit duke mirë menaxhuar mbetjet që në familje.
Projekti në fakt në Bashkinë Devoll krijoi jo vetëm një urë bashkëpunimi, por falë këtij angazhimi , komuniteti u njoh me praktika të mira për aktivizmin dhe menaxhimin e mbetjeve. Ne prezantuam praktika të mira për trajtimin e mbetjeve si BioGazi apo Riciklimi, Kompositimi duke ju dhënë alternative zhvillimi të qëndrueshëm në zonë, ku komuniteti do të mund të përfitojë.
 
Përfaqësuesja e Qendrës Rajonale Mjedisore znj.Albina Joga, Menaxhere Programi SENiOR II, vlerësoi bashkëpunimin dhe mbështetjen e dhënë nga Bashkia Devoll, institucionet arsimore, biznesi dhe komuniteti për projektin. Ajo theksoi se puna më e madhe për të ndryshuar realitetin e menaxhimit të mbetjeve duhet të nisë nga secili prej nesh për një mjedis të pastër por dhe zhvillim të qëndrueshëm.
 
Bashkia Devoll e përfaqësuar nga z.Ylli Taho , NënKryetari theksoi se ky bashkëpunim do të vazhdojë në të ardhmen me Qendrën ACEG dhe shoqërinë civile lokale si një pikë kthimi për të qënë me afër komunitetit dhe ofrimit të alternativave të tjera të zhvillimit dhe përfshirjes së komunitetit në vendimarrje.

Projekti përfundoi për të filluar nisma të reja dhe me angazhim të drejt për drejtë me të rinjtë, të cilët përcjellin energjinë dhe shpresën për të ndryshuar dhe për tu bërë qytetarë aktivë .
Duke parë këtë shndërimin e një fushe plehrash,në një park ku fëmijët do të luajnë për ne është shumë nismë e mirë ,por unë së bashku me bashkëfshatrët e mi duhet ta mirëmbajmë –tha z.Islam Suli,kryeplaku i fshatit Miras .
Qendra ACEG do të vazhdojë të bashkëpunojë dhe të ndërtojë ura bashkëpunimi me të gjithë aktorët lokalë pasi në besojmë se vetëm në këtë menyrë do të mund të bëjmë ndryshimin ,përfundoi takimin znj.Margarita Buxhaku, Drejtore Ekzekutive, Qendra ACEG.
Projekti “Ndërtimi i një ure bashkëpunimi mes bashkisë, shoqerisë civile dhe komunitetit për menaxhimin e mbetjeve në Bashkinë Devoll” mbështetur në kuadër të programit #SeniorAlbania, zbatuar nga #RECShqipëri, mbështetur financiarisht nga Ambasada Suedeze në Tiranë, #EmbassyofSwedeninTirana
 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *