202020Kor

Një fillim premtues i Akademisë Rinore mbi turizmin me bazë natyrën në Prespë

Në qershor, Qendra Shqiptare për Qeverisje Mjedisore (ACEG) publikoi një thirrje për aplikime për anëtarët e komunitetit të Prespës për të marrë pjesë në një Akademi Rinore në fushën e turizmit të natyrës. Në total janë regjistruar 62 aplikues, përfshirë 27 nga Bashkia Devoll dhe 35 nga Bashkia Pustec. Aplikantët i përkasin grupmoshave në vijim:

40-60 Viteç: 14 Individë (5 gra dhe 9 burra)

30-39 Vite: 15 Individë (5 gra dhe 10 burra)

16- 29 Vite: 33 individë (13 gra dhe 19 burra)

Bazuar në një grup kriteresh të përzgjedhjes, 45 aplikantëve iu dha mundësia të marrin pjesë në Akademinë Rinore të planifikuar të zgjasë nga korriku deri në shtator. Në fund të Akademisë Rinore, pjesëmarrësit duhet të paraqesin planin e tyre të biznesit i cili do të vlerësohet nga një panel. Fituesi do të marrë një grant për të zbatuar planin e biznesit, ndërsa pjesëmarrësit e tjerë mund të aplikojnë për grante në kuadër të programit IDEA.

ACEG në bashkëpunim me programin GIZ ProSEED / IDEA organizuan Akademinë Rinore në të dy bashkitë. Pjesëmarrësit janë të ndarë në tre grupe. Akademia zhvillohet në ambientet e Bashkisë Devoll dhe ndërtesën e Parkut Kombëtar të Prespës në Bashkinë Pustec.

Ceremonia e hapjes u zhvillua në 18 korrik në prani të Z. Eduard Duro, Kryetarit të Bashkisë Devoll; një përfaqësues i Komunës Pustec; GIZ PROSEED; PONT dhe ACEG.



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *