222020Tet

Ceremonia e ndarjes së çertifikatave për pjesëmarrësit e Akademisë së Turizmit për të Rinj

Qendra ACEG zhvilloi në datë 19 Tetor 2020 ceremoninë e ndarjes së çertifikatave për 18 pjesëmarrës të Akademisë së Turizmit për të Rinj.

Ky aktivitet u përshëndet nga kryetari i Bashkisë Devoll Z. Eduar Duro, drejtoresha ekzekutive e PONT Znj. Miriam De Koning, drejtoresha e Qendrës ACEG Znj. Margarita Buxhaku dhe koordinatorja kombëtare e IDEA+ Znj. Jetona Myteveli, të cilët falenderuan pjesëmarrësit për ndjekjen e të gjitha moduleve të Akademisë dhe i uruan sukesese të mëtejshme në iniciativat e tyre.

Akademia e Turizmit për të Rinj nisi modulin e saj të parë në 18 Korrik 2020 dhe për katër fundjava trajnerët e IDEA+ punuan me pjesëmarrësit e përzgjedhur nga Bashkia Devoll dhe Pustec për të zhvilluar një plan të detajuar biznesi në zonën e mbrojtur të Parkut Kombëtar të Prespës.

18 pjesëmarrësit e çertifikuar nga IDEA+ kanë prezantuar 16 plane biznesi duke hyrë në një proçes konkurimi për t’u mbështetur financiarisht me një grant start up. Vlerësimi i ideve të tyre do të bëhet nga një grup pune i përbërë nga përfaqësues të Bashkive Devoll e Pustec, programi GIZ ProSEED / IDEA dhe PONT. Kriteret kryesore mbi të cilat do të bëhet vlerësimi i planeve të biznesit janë:

  • ideja duhet të jetë në fushën e turizmit dhe të zhvillohet ose kontribuojë në promovimin e turizmit natyror në Prespën e gjerë,
  • të jetë origjinale,
  • të ketë zhvilluar një plan marketingu efektiv,
  • të synojë qëndrueshmërinë natyrore,
  • të sjellë një përfitim për komunitetin lokal,
  • të jetë inovative.

Ideja e biznesit e cila do të vlerësohet me pikët më të larta do të marrë një grant nga PONT ndërsa të çerftikuarit e tjerë do të kenë të drejtën të konkurojnë për grante start-up përmes skemës së granteve të IDEA.

Akademia e Turizmit për të Rinj u realizua nё kuadёr tё projektit “Promovimi i turizmit të qëndrueshëm përmes rritjes së kapaciteteve të bashkive dhe sipërmarrjes në Parkun Kombëtar të Prespës”, zbatuar nga Qendra ACEG, financuar nga #PONT dhe #GIZ #ProSEED #IDEA.



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *