112018Sht
Lajmërim: Thirrje për shkrime tematike në fushën e bujqësisë për të rinj të bashkisë Devoll.

Lajmërim: Thirrje për shkrime tematike në fushën e bujqësisë për të rinj të bashkisë Devoll.

Qendra Shqiptare për Qeverisje Mjedisore (ACEG) është duke zbatuar projektin e titulluar “Barometri i Bashkisë Devoll. Matja e premtimeve lokale sipas nenit 27. Funksionet e bashkisë në bujqësi, zhvillim rural dhe pyje”. Kjo nisëm mbështetet nga projekti “LevizAlbania, demokracia vendore në veprim”.
 
Qendra ACEG përmes këtij propozimi do të adresojë së pari një vlerësim lokal specifik për funksionet e nenit 27 në bashkinë Devoll, për të matur zbatimin e tyre në harkun kohor 2015-2018. Vlerësimi i plotë i këtyre sfidave do të orientojë dhe përfshijë fermerët dhe banorët vendas në identifikimin e prioriteteve konkrete duke rritur aktivizimin e tyre. Kjo do të realizohet në ngritjen e grupeve tematike për identifikimin e prioriteteve zhvillimore vendore dhe më pas lobimin e tyre për programin e zgjedhjeve 2019.
Pjesë e projektit është adresimi i problematikës vendore në fushën e bujqësisë, pyjeve, mjedisit, agroturizmit përmes 8 shkrimeve tematike, nga një shkrim në çdo muaj shtator 2018 – prill 2019. Qendra ACEG ka parashikuar përzgjedhjen e një shkrimi çdo muaj i cili do të publikohet në rrjetin e shoqatës, programin Lëviz Albania, portalin www.portavendore.al
Në këtë kontekst Qendra ACEG, fton të rinj të zonës, studentë, nxënës, banorë që kanë dëshirë të shkruajnë të aplikojnë përmes shkrimit tematik për të shprehur pikëpamjet tuaja për problematikën vendore në fushën e bujqësisë, pyjeve, mjedisit, turizmit, tregut, sigurisë mjedisore, sigurisë ushqimore.
 
Udhëzime për projekt-shkrimi tematik
Projekt- shkrimi tematik duhet të konsistojë në: Emrin dhe mbiemrin e autorit, adresë e-maili, kontakt telefoni, një abstrakt me 200 fjalë ku shprehet:
– Ideja e shkrimit,
– Çështja që do trajtojë,
– Mënyra e adresimit dhe qasja përkatëse,
 
Udhëzime për punimin e plotë
Punimi duhet të trajtojë problematikë lokale të bashkisë Devoll,
Duhet të jetë një punim origjinal i studentit, nxënësit, aktivisti, etj dhe duhet të jetë në format A4, maksimumi 1500 fjalë,
Punimi duhet të përmbajë titullin, emrin dhe mbiemrin e autorit, dhe detajet e kontaktit.
Punimi do të vlerësohet nga një Panel i përbërë nga: Qendra ACEG, ekspertë të kontraktuar të Qendrës, donatorë të Lëviz Albania.
 
Afatet kohore
Afatet për pranimin e projekt- shkrimi tematik janë deri më datën 15 shtator 2018, ora 17:00.
Fituesi i projekt-esesë më të mirë do të njoftohet brenda datës 20 shtator 2018, për të zhvilluar shkrimin e plotë dhe ku do të firmoset dhe një kontratë bashkëpunimi.
Nga data e nënshkrimit të kontratës, autori do të ketë në dispozicion 10 ditë për të zhvilluar shkrimin e plotë brenda datës 30 shtator 2018.
Shkrimi do të publikohet në datën 1 Tetor.
Shënim: Këto afate do të jenë të përsëritshme çdo muaj për një periudhë 8 mujore. Aplikantët fitues ose jo nuk kanë kufizime për shpeshtinë e aplikimeve.
 
Aplikuesit duhet ta dorëzojnë punimin e tyre në adresat e kontaktit:
Qendra Shqiptare për Qeverisje Mjedisore
Nxitoni: afati i fundit i dorëzimit të eseve është data 15 shator 2018!
Mezi presim kontributin tuaj!


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *