142018Gus
Barometri i Bashkisë Devoll. Takimi i parë prezantues.

Barometri i Bashkisë Devoll. Takimi i parë prezantues.

Bilisht, 14 gusht 2018. Qendra Shqiptare për Qeverisjen Mjedisore – ACEG zhvilloi sot Takimin e Parë Prezantues të projektit “Barometri i Bashkisë Devoll. Matja e premtimeve lokale sipas nenit 27. Funksionet e bashkisë në bujqësi, zhvillim rural dhe pyje”.
Projekti “Barometri i Bashkisë Devoll”, adreson një vleresim lokal specifik për funksionet e nenit 27 në bashkinë Devoll, në fushat e bujqësisë, zhvillimit rural, pyjet dhe kullotat, mbrojtja e mjedisit dhe zhvillimi i agroturizmit, duke matur zbatimin e tyre në harkun kohor 2015-2018.

Gjatë zbatimit të projektit parashikohet një ndërthurje e punës në terren me ndërmarrjen e studimeve analitike në dy faza. Puna dhe stdimet e ekspertëve do të ballafaqohen me opinionin dhe realizimet e arritura në këto fusha nga autoritetet përgjegjëse lokale nga njëra anë dhe opinionin e komunitetit në anën tjetër. Përfshirja e sa më shumë aktorëve në procesin e hartimit të barometrit, sic janë premtimet elektorale për përmirësimin e pjesëmarrjes së komunitetit në hartimin e politikave lokale dhe llogaridhënies vlerësohet nga Qendra ACEG si një komponent i rëndësishëm në këtë project.

Grumbullimi i informacionit do të kryhet përmes filtrimit të informacionit nëpër media por edhe nga takime të drejtpërdrejta me komunitetet lokale dhe përfaqësuesit e tyre. Vlerësimi analitik do të kryhet nga një grup ekspertësh sipas një metodologjie të paracaktuar ku parashikohet edhe konsultimi me modelet e barometrave të zhvilluar deri tani në Shqipëri dhe jashtë saj. Konsultimi i barometrit të premtimeve do të kryhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me aktorët lokalë përmes një serie takimesh.

Qëndrueshmëria e produktit do të lidhet me përdorimin e këtij barometri gjatë fushatës elektorale vendore të viti 2019. Do të synohet që barometri dhe dokumenti i prioriteteve të përdoren si një platformë me rekomandime për përmirësimin e qeverisjes dhe përfshirjes së publikut në vendim-marrje lokale. Ky takim shërbeu dhe për koordinimin sa më efikas mes partnerëve të projektit ku u përcaktuan dhe detyrat mes Komisionit Këshillimor Qytetar Devoll dhe Shoqatës së Gjelbërimit Progër.


Projekti financohet nga Lëviz Albania i cili mbështetet nga Agjencia Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC.

#LevizAlbania #LevizPerDemokracineVendore #SDC



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *