172021Sht

Qendra ACEG nis analizën e nevojave për ndërmarrjet e turizmit në Prespë.

Komuniteti i biznesit të vogël në Liqenin e Prespës ka parë një ringjallje të vogël të aktivitetit të tyre me një numër të shtuar të turistëve në krahasim me situatën pandemike të vitit 2020. Ka rreth 25 ndërmarrje të vogla të përqendruara në turizëm në zonën e Prespës, të cilat varen nga burimet natyrore lokale, siç janë restorantet, bujtinat, shërbimet e udhëtimeve me varka, tregtimi dhe shitja e produkteve vendore.

Sondazhi ynë do të çojë në një analizë të vlerësimit të nevojës, mbështetje të përshtatur për grupe të ndryshme duke punuar ngushtë në zonë për të forcuar aftësitë e aktorëve lokalë në turizëm, mbrojtjen e natyrës dhe praktikat e mira mjedisore dhe rrjetëzimin dhe marketingun.

Koordinatori lokal i Qendrës Shqiptare për Qeverisjen Mjedisore po kryen një sondazh të bizneseve lokale për të identifikuar nevojat dhe dobësitë e tyre dhe më pas të zhvillojë një program mbështetjeje në fushën e turizmit natyror.

ACEG së bashku me PONT vleresojne rolin dhe kontributin unik të njerëzve të zonës në përpjekjet e tyre për ruajtjen e natyrës dhe përfshirjen e kësaj qasjeje në aktivitetet e turizmit.



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *