222018Pri

Dita e Tokës – Ndal ndotjes plastike në Devoll!

Dita e Tokës mobilizon banorët, shoqatat dhe të rinjtë e Devollit për të ndihmuar në ndalimin e ndotjes nga plastika.
Ajo që nisi si një protestë për përfshirjen e çështjeve mjedisore në programin e qeverisë së SHBA-ve në vitin 70, së shpejti u kthye në ditën ndërkombëtare të Tokës. Prej 48 vitesh fesohet dhe kujtohet rëndësia e një mjedisi të pastër dhe mbrojtjes së natyrës.

Në kuadër të ndërgjegjegjësimit të ndotjes nga plastika, u zhvillua sot një aktivitet i organizatës ACEG në bashkëpunim me EcoAlbania në njësinë administrative të Mirasit, Bashkia Devoll. Sëbashku, stafi i NJ.A Miras, banorët, kryetari i fshatit, nxënësit e shkollës Miras, kryen një aksion pastrimi, me qëllim ndërgjegjësimin dhe mobilizimin e të rinjve mbi nevojën e reduktimin të përdorimit të përdorimit të plastikës. 
Motoja e Ditës së Tokës këtë vit është “Fund ndotjes Plastike” dhe jo më kot, pasi ndotja nga plastika është në nivele tejet të larta dhe sa vjen e rritet duke konsideruar faktet e mëposhtme: 
1. Plastika është nuk është e biodegradueshme. Përkundrazi, ajo ndahet në copëza të vogla të cilat çlirojnë kimikate toksike duke ndotur kështu, ujin, ushqimin tonë, por edhe jetën detare në një masë të madhe;
2. Rreth 2 milion qese plastike një përdorimshe shpërndahen në botë çdo minutë;
3. Një milion shishe plastike blihen në botë, çdo minutë dhe më pak se gjysma e tyre riciklohen;
Qendra ACEG po punon me banorët e zonës së NJ.A Miras për trasformimin e vendgrumbullimit në një park rekreativ që do shërbejë për edukim, ndërgjegjeësim dhe pushim për gjithë banorët e zonës.

Ky projekt zbatohet në kuadër të programit Senior Albania , zbatuar nga REC Shqipëri dhe financuar nga #EmbassyofSwedeninTirana.



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *